Politikë

Pse nuk votojnë shqiptarët? Sondazhi i Piepolit zbulon arsyet: 38% thonë se s’u intereson politika! 16% të painformuar! 9% nuk ndihen të përfaqësuar

17 Prill, 22:50| Përditesimi: 17 Prill, 22:53

  • Share

1744916787_sondazhii8.png

Sipas sondazhit të fundit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli, pjesëmarrja e mundshme në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të jetë mes 50% dhe 54%.

Të pyetur për arsyet se përse nuk do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit,38% e të anketuarve thonë se nuk i intereson politika, 30% thonë se nuk shoh propozime interesante, 16% deklarojnë se nuk kanë akoma mjaftueshëm informacion.

Ndërkohë, 9% thonë se nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë parti, edhe pse në fakt në këto zgjedhje kemi numrin më të lartë të partive të reja që garojnë. 7% shprehen se “të gjitha partitë janë njëlloj”.


Lajmi kryesor:

Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?