TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur për herë të dytë në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, këtë herë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. Dosja është hetuar nga prokurori Elvin Gogaj, i cili u ka komunikuar avokatëve akuzën e re për ish zv/kryeministrin tashmë në arrati.
Prokuroria thotë se nga ky hetim ka rezultuar se Ahemtaj është i përfshirë në rolin e zëvendës kryeministrit në 'shpërdorim detyre' dhe një dëm ekonomik në vlerën e 7 miliard lekëve ndaj familjes Myderizi pronare e mbi 50 % të aksioneve, tek ish ndërmarrja aksionere 'Buka Sha'.
Krahas Ahmetajt për këtë privatizim po hetohen edhe 12 persona te tjere me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari.
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë marrë në pyetje Arben Ahmetajn kur ishte në Shqipëri, dhe të dyshuarit ndër veprimet e tjera kanë gjetur edhe komunikime të shpeshta të ish zv.kryeministrit me biznesmenin para privatizimit, madje ata kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit. Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994.
Ky është procedimi i dytë penal ndaj Ahemtaj, pasi në një tjetër procedim për aferën e inceneratorit tashmë ai është shpallur në kërkim dhe rezulton se është larguar nga Shqipëria. Dosja ka qenë më herët në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka vendosur moskompetencë për shkak të subjektit të kallëzuar penalisht të lidhur me veprën penale siç ishte ish zv.kryeministri dhe aktualisht deputeti Ahmetaj.
Ndërkohë për biznesmenin Fezollari, ish-sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Drejtorin e Drejtorisë së Pronës Publike, Administratorin e 'Buka sha' dhe të tjerë zyrtarë të përfshirë, hetimi vazhdon është i hapur dhe po ndiqet nga SPAK. Ndaj personave ka nisur edhe hetimi pasuror, për të zbuluar nëse nga aktiviteti i paligjshëm i shpërdorimit të detyrë ka edhe pasuri të përfituara padrejtësisht.
Hetimet e SPAK, nisën në bazë të kallëzimit të trashëgimtarëve të ish-pronarit, familjes Myderizi, të cilët kanë fituar të drejtën e rikthimit të truallit, ku gjendej më parë furra elektrike e “Buka” sha, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Ish-ministri Ahmetaj vijon të jetë deputet, por prej 24 gushtit 2023 administrata e Kuvendit i ka ndërprerë page dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit. Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.
SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetaj për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës ‘Buka.sha’, ku sot është ndërtuar qendra tregtare ‘Emerald Center’, me pronar Lirim Fezollarin, i cili po hetohet nga prokuroria.
Ky i fundit ka bërë një reagim për mediat, ku thotë se lajmet rreth tij janë të pavërteta, duke theksuar se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj dhe vazhdon të respektojë këtë parim.
‘Te gjitha lajmet e publikuara sot nga media te ndryshme te vendit ne lidhje me personin tim janë te pavërteta! Dua te sqaroj opinionin publik se unë nuk kam shkelur kurrë asnjë ligj dhe do vazhdoj ta respektoj absolutisht ketë parim! Media te tregohet korrekte dhe ta pasqyroje realisht te vërtetën!’- thuhet në reagimin e biznesmenit Lirim Fezollari.
po shteti nuk e ekstradon dot? apo ka kerkuar azil?
PërgjigjuPo shume mir ben spak. Eshte qe eshte per secilin procedim 7vjet njeri, 10vjet tjetri ne total 7vjet. Me gjykim te shkurtuar5 edhe walaaaa me kaq vite mbaron nje her e mir me drejtesine
PërgjigjuSi thote ky palacua e kurdisur? OBen hajduti qe edhe ata qe ke emeru jane lango hajduter! Te gjithe drejtoret qe ka emeru ky te shkojne ne SPAK ti hetoje se i kane kyer duart me vjedhje! Institucionet i kane kthy ne prona private dhe vetem vjedhin! Shikoni palaco-hajdut-lamashdrejtorin e ATK apo Agrocredit, apo ato vromat ne MFE!
Përgjigjugjithsndej i kane futur hundet keta hajdute,,,edhe edi rama,,saliu,,iliri,,fatosi te gjithe kane vjedhur..mjere ne si popull..kujt i japim voten..
PërgjigjuTe te hetohet levizja e Normes se Rezerves ne Banken Qendrore duke e kuotuar Ate ne Bursen e londres dhe Ate te Singaporit Kur ishte MF, te hetohet nga Spaku kush eshte shqiptari Qe humbi 200 milion € ne keto Bursa ne kohen Qe i ka Ndodhe Aksidenti Benit ne Maqedoni ka ndodhur ?
PërgjigjuNuk kam shkelur ligjin thot ky palaçua ,por ka favorizuar grabitesit duke u pasuruar dhe vete, si u pasurove mor kulish me Vila ne çdo cepe?
PërgjigjuErvin Mete Ti zhduki funderinat jo vetem nga Ministria po ku jane ne Tatime e Dogana se nuk ka njerez me te poshter,spiuna,servila,hajduter ordinere
PërgjigjuHe tigri he ah mor horr i vogel......
PërgjigjuErvin Mete si djal fisnik dhe zoteri zhduki vemjet e Arben Ahmetajt qe kane mbetur ne drejtori te Ministrisr qofte brenda MFE dhe ne drejtori te vogela jashte ministrise! Jane hajduter, zhduki mostrat coji nburg! do nderosh veten dhe Shqiperine! Jane hajdutet vjedhin dhe letrat e haleve dhe naft!!!
PërgjigjuTu befte vari hale publike o robqiri Arben Hametaj!!!
PërgjigjuPo nuk perfunduan ne burg per nje kohe te gjate keta gjakpirsat e politikes, hajduta ordinere te politikes shqiptare, e tu hiqen edhe dhembet, me gjithe sojin e sirollopin qe kaperfituar nga hajdutlleku i politikes,veshtire te jesh optimist, se mund te arrijme nje dite ndonje standart njerzilleku!!!
Përgjigju