SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetaj për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës ‘Buka.sha’, ku sot është ndërtuar qendra tregtare ‘Emerald Center’, me pronar Lirim Fezollarin, i cili po hetohet nga prokuroria.
Ky i fundit ka bërë një reagim për mediat, ku thotë se lajmet rreth tij janë të pavërteta, duke theksuar se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj dhe vazhdon të respektojë këtë parim.
‘Te gjitha lajmet e publikuara sot nga media te ndryshme te vendit ne lidhje me personin tim janë te pavërteta! Dua te sqaroj opinionin publik se unë nuk kam shkelur kurrë asnjë ligj dhe do vazhdoj ta respektoj absolutisht ketë parim! Media te tregohet korrekte dhe ta pasqyroje realisht te vërtetën!’- thuhet në reagimin e biznesmenit Lirim Fezollari.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur në SPAK, këtë herë nën akuzë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës në Tiranë, sot 'Emerald Center'! I shkaktoi shtetit 7 mld lekë të vjetra dëm
M.Q./ReportTv.al