Ekskluzive/ Studentët në protestë, dekanët prokurime për shampanjë për festa (Dokumentet)

16 Dhjetor 2018, 12:04| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 14:56

  • Share

Në prag të festave të fundvitit, kur studentët gjenden në rrugë duke protestuar për tarifat e larta që paguajnë për arsim dhe konvikte, universitetet dhe drejtuesit e tyre e kanë mendjen tek kartolinat dhe përzgjedhja e shampanjës për festat e stafit akademik.

Në një vëzhgim të Portalit të Prokurimeve Publike, të bërë nga Report Tv rezulton se Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, dhe  ai i Korçës, “Fan S.Noli”, kryesojnë tenderimet për kartolinat e urimit për festat e fundvitit, para, që dalin nga fondet e universitetit.

Tenderi për blerje kartolinash nga institucionet shtetërore, ku shihet edhe Universiteti i Korcës Fan S.Noli

Fakulteti i Shkencave Sociale, degë e Universitetit të Tiranës, ka menduar që me paratë e studentëve të prokurojë edhe një Aktivitet (Party) për studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale me rastin e Ceremonisë së Diplomimit dhe festave të fundvitit.

Në dokumentin e Prokurorimit Publik thuhet në mënyrë specifike se për këtë festë, ku do të marrin pjesë 1200 persona studentë, pedagogë dhe staf administrativ, duhet të serviret shampanjë ekskluzivisht për stafin akademik ndërsa pije energjike dhe kokteile për studentët.

Tenderi i Fakultetit të Shkencave Sociale për shampanja në një aktivitet tip Party

Ky tender i hapur në kohën kur studentët po protestonin rezulton se është anuluar nga ky fakultet.

Prokurime të tilla nuk janë risi për zyrtarët e administratës dhe universiteteve pasi çdo vit, në muajin dhjetor është e njëjta situatë ku me paratë publike blihen kartolina apo shtrohen dreka e darka nga titullarët të cilët sëpaku duhet t’i paguajnë vetë. 

Ndërkohë në epokën e teknologjisë, kartolina, një element i cili shoqëron festat sa vjen dhe zëvendësohet me urimet që kanë zero kosto e aq më tepër nuk kanë nevojë për një tender.

Komento

Komente

  • endri: 16/12/2018 20:47

    Jo te lirohen nga detyra. Cule duhet te shkoje sa me shpejt ne burg.

    Përgjigju
  • E paske gjet: 16/12/2018 20:15

    Eshte blerje me vlere te vogel, maksimumi i fondit 800.000 leke, jane 1200 persona, i bie 700 leke personi per pijet, sallen, muziken, etj.

    Përgjigju
  • robi: 16/12/2018 19:37

    Mynyr koni dhe Dhori kule duhet te largohen sa me pare per ti hapur rruge reformimit te universiteteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?