Ekskluzive/ Zbulohen 3 ish-spiunët e Sigurimit në kupolën e Policisë

16 Gusht 2019, 07:14| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 11:49

  • Share

Procesi i Vettingut kap “peshqit” e parë në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas dokumentave që disponojnë ekskluzivisht “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” tre oficerë të madhorë të policisë rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka gjetur me dosje tre oficerë të lartë që janë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit ka pak kohë që ka filluar ku fillimisht po kontrollohen drejtuesit më të lartë. Në këtë proces ata vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin professional. Pikërisht tek komponenti i pastërtisë së figurës një nga pikat kryesore është kontrolli i së kaluarës së oficerëve të policisë në lidhje me ish-regjimin komunist dhe më hollësisht me ish-Sigurimin e Shtetit. Sipas dokumenteve që disponojnë “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Policinë e Shtetit nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre. Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”, kjo ka qenë përgjigjia e njëjtë që është dhënë për këta tre oficerë të lartë nga ana e AIDSSH. Ndërsa për gjithë oficerët e tjerë AIDSSH është përgjigjur se: “Nuk figuron të ketë material në emër të tyre”.

Pas këtij konstatimi këta tre oficerë rrezikojnë përjashtimin nga radhët e policisë pasi në kriterin e pastërtisë së figurës dy janë pikat kryesore që ndikojnë në vlerësim negative ajo e lidhjeve me botën e krimit si dhe lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit para viteve 1990.

Duhet theksuar se këta janë vetëm 55 oficerët e parë në poste drejtuese që janë marrë në shqyrtim nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi priten në vazhdim të kontrollohen edhe shumë të tjerë, rreth 300 është numri I tyre.

Kujtojmë se vetingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar me dosjet e para të drejtuesve më të lartë.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici.

(Kliko këtu) vendimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Përgjigjet e AIDSSH për oficerët që kishin lidhje me Sigurimin

Vendimi Nr.333 datë 24.05.2019

“Për zotin G.Z nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

Vendimi Nr.335 datë 24.05.2019

“Për zotin B.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.338 datë 24.05.2019

“Për zotin A.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kasem gahinji: 16/08/2019 16:09

    shikoini deri ne kushuri te 5-te.kane qene kuadro,apo informatore.nese kuadro e kane te shenuar te shkolla e kryer.pra jane police profesionste.me thoni nje shtet pa polici,pa organe zbulimi dhe kunderzbulimi,pa rrjet informativ ne lufte kunder hajduteve,vrasesve,etj,etj,mbylle me agjenturen e huaj.atehere le te themi rrofshin agjentet e zbulimeve te huaja,kriminelet dhe hajdutet"pse nuk behet veting per ta?per politikanet spiune te agjenturave te huaja?nuk ka?nuk i dine?pyesni ata qe i dine,psh.sali ram berishen,like floririn e zbulimit italian dhe rus.sa dine ate...

    Përgjigju
  • Loti: 16/08/2019 13:49

    Mjerim o gazete per nivelin e linguistikes. Quhen informator dhe jo spiun. Nese kane informuar per ate qe ishte per te miren e shtetit te vet dikur çte keqe ka? Sali qeni doli INFORMATOR i UDB së dhe i mbuloj te gjitha rolet me te larta te shtetit. Çmerreni me budalliqe kot. Kta jan 50-60 vjecar, me experience perderisa jan ne poste te larta, kta u duhen.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/08/2019 11:00

    Thoni ç të doni ju por shteti behet e mbahet me spiune, ndryshe te çane lepuri!

    Përgjigju
    • Hinglateri: 16/08/2019 12:39

      Kryespiuni FAHRI BALlLIU

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?