Si i sigurojnë dhe si i shpenzojnë burimet e tyre financiare institucionet shtetërore shqiptare të arsimit të lartë? Ndryshe nga subjektet private, të cilat janë të detyruara të publikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet vjetore të aktivitetit të tyre ekonomiko-financiar, universitetet në vendin tonë i mbajnë me fanatizëm në një fshehtësi të plotë bilancet e tyre. Shqiptarja.com ka mundur të gjejë dhe të analizojë këto bilance, që i sjell tani në vëmendje të opinionit publik, por sidomos të studentëve të tyre, atë, se si i sigurojnë të ardhurat dhe si vendosin drejtuesit e këtyre universiteteve t’i ndajnë ato në shpenzime të ndryshme. Pikërisht në këtë kohë, kur studentët kërkojnë një transparencë të munguar ndër vite nga bosët e universiteteve. Leximi i tyre, me të vërtetë që nxjerr në pah shumë të papritura.
Të ardhurat
Nga bilanci vjetor i vitit 2016 i Universitetit të Tiranës del, se në shifrën prej 3.3 miliardë lekësh, kanë kontribuar studentët dhe shteti. Shteti ka kaluar 1.2 miliardë lekë të paguara nga Buxheti, por të ardhurat kryesore kanë qenë ato të pagesave të studentëve, nëpërmjet tarifave të paguara prej tyre gjatë vitit, si dhe të ardhurave po prej tyre të mbartura nga një vit më parë, përkatësisht 1.1 miliardë dhe 1 miliard lekë. Konkretisht, për tarifat e regjistrimeve studentët kanë paguar në një vit 19.5 milionë lekë, por për tarifat e përgjithshme të shkollimit kanë paguar 1 miliard e 69 milionë lekë.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale ata kanë kontribuar me 2.752.000 lekë për regjistrimet dhe 162.017.000 lekë për shkollimin. Në atë të Drejtësisë përkatësisht 3.277.000 lekë dhe 187.202.000 lekë; në Shkencat e Natyrës 3.879.000 lekë dhe 225.336.000 lekë, në Gjuhët e Huaja 2.494.000 lekë dhe 112.082.000 lekë, në Histori-Filologji 2.783.000 lekë dhe 148.449.000 lekë, etj.
Pra, drejtuesit e universitetit janë mbështetur në një masë të konsiderueshme në paratë që kanë paguar studentët për të filluar studimet dhe për të vijuar ato nëpërmjet provimeve, deri në marrjen e dokumentave që duhen për të dëshmuar përfundimin e tyre. Por ata kanë neglizhuar në mënyrë skandaloze punën që duhej të bënin për të siguruar sponsorizime nga biznesi, organizata të huaja, si edhe Bashkimi Evropian, apo sponsorë të tjerë, që mund të kishin kontribuar shumë herë më ndryshe, nisur nga objektivat e rritjes së arsimimit të shqiptarëve, që qendrojnë në bazë të bashkëpunimit të Shqipërisë me Evropën. Sa u përket sponsorizimeve, ato kanë qenë në përmasa jashtëzakonisht të ulta: vetëm 22 milionë lekë gjatë vitit në fjalë. Kjo shifër përbën më pak se 1 për qind të fondeve që ka siguruar Universiteti, ndërkohë që një të tretën e tyre e ka marrë nga studentët.
Shpenzimet
Në po atë vit, sipas bilancit zyrtar të Universitetit të Tiranës, për paga të personelit prej 2.405 vetësh, janë shpenzuar 180 milionë lekë. Përveç 20 milionë lekëve të tjera për honorare dhe 12 milionë lekëve dieta për udhëtime të punonjësve brenda e jashtë vendit. Të bie në sy një shpenzim shumë i madh për policinë private: 51 milionë lekë në një vit, ndërkohë që 33 milionë lekë janë shpenzuar për orendi të reja për zyra dhe 31 milionë të tjera për mirëmbajtjen e tyre. Nga miliardat e të ardhurave, vetëm 83 milionë lekë, ose më pak se 2.5 për qind e tyre janë shpenzuar për bursa të studentëve. Nga ata e tij, Rektorati i Universitetit më të vjetër në vend e ka parë të udhës të shpenzojë vetëm 256 mijë lekë për pasurimin e bibliotekës së tij me libra të rinj. Sipas këtyre bilanceve, ka shumë vend, pa cenuar aspak procesin mësimor, që universiteti në fjalë të rishikojë shpenzimet e veta, duke u kushtuar shumë më tepër vëmendje bursave, bibliotekës dhe kërkimit shkencor. Duke “qethur” shpenzime të ekzagjeruara në fusha që nuk janë të dorës së parë në arsimin universitar. Dhe është kjo, një nga kërkesat kryesore të studentëve protestues sot, jo vetëm tek UT dhe jo vetëm në Tiranë.
(kliko këtu për të lexuar projektbuxhetin 2017 të universitetit të Tiranës)
(kliko këtu për të lexuar projektbuxhetin 2018 të universitetit të Tiranës)
Ok keto leke o keq perdoren edhe veshtire te kthehen me po kush e mban pergjesin per kete gje tani? Kush paguan per kete dem qe eshte bere? Shpenzime ngrohje 0 Leke ne vite??? e keni me vertet? ne burg jan aty apo per shkollim?
Përgjigjuaman more si nuk flisni per ate krimbin e juridikut, dekanin Artan Hoxha, qe eshte bere me keq se dhori kule. merr 10 paga ne muaj. fakultet me te ndyre nuk ka.dhe Rama do ta coje dhe tek bordi i Bankes, meqe nuk i dalin parate qe ka bere 15 vjet qe ka qene ne gjykaten e larte. mostra dhe krimba te vertete.
PërgjigjuLeket e UT Jna vjedhur nga Dhori Kule ne bashkepunim me Robert Skenderin dhe Ervin Demon. Qe te tre ne burg qe te tregojne se si i kande ndare ndermjet tyre
Përgjigju