EKSKLUZIVE/ Zbulohen FOTOT: Meta feston në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri

4 Mars 2020, 15:04| Përditesimi: 5 Mars 2020, 21:25

  • Share

TIRANË - Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht fotot e presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli tek pista "Ventus Harbor" në Durrës në zonën e "Vollgës" që ish-deputeti Lefter Koka ka në pronësi.

Fotot ekskluzive mendohet të jenë bërë në korrik 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qeshorit, ndërkohë që Ilir Meta ishte president i emëruar, dhe mendohet se "sebepi" ishte për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet nga këto zgjedhje. Vëllai i Lefter Kokës, Leonard Koka jep një tjetër version kur thotë se fotografitë i përkasin një feste me rastin e ditëlindjes së vëllait të tij, Lefterit dhe nuk i përkasin muajit korrik, por gusht.

Në këtë tryezë miqësore të mbushur me ushqime dhe alkool, presidenti Ilir Meta ka në krah Xhevdet Troplinin.

Në njërën nga fotot ekskluzive  Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.

Ilir Meta duke ngritur dolli me Nard Koka, ne krah të tij Xhevdet Troplini

Në foton tjetër shfaqet Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe deputet  krah për krah me Altin Hajrin. 

Lefter Koka dhe Altin Hajri

Ndërkohë në një foto që ka panoramë të gjithë tryezës, Meta e ka përballë Altin Hajrin dhe në krah të tij, si mikritësin e kësaj tryeze, Xhevdet Troplinin.  

Nga pozicioni që janë ulur në tavolinë, duket që organizatori i festës është Xhevdet Troplini, i cili është ulur pikërisht mes Lefter Kokës që ka rastin për të festuar, dhe Ilir Metës, i ftuar si president dhe lideri që drejtoi gjithë fushatën e LSI-së, edhe pse ishte emëruar kryetar shteti. Pra fotoja lë shumë të kuptohet se nuk është një prezencë rastësore e Xhevdet Troplinit në këtë tryezë, ku shfaqet  i pozicionuar në mesin e dy personazheve kryesorë të festës.

Foto e pergjithshme e tavolines, perballe Metes Altin Hajri (me rreth jeshil), ne krah te tij Xhevdet Troplini

Altin Hajri është pronari i kompleksit luksoz "Golden" në Shijak, që u kthye në skenën e krimit më të rëndë të ndodhur së fundi në Shqipëri, pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar, tashmë i sekuestruar me vendim gjykate. Hajri rezulton i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës pas prishjes së pazarave të kokainës nga vëllai i Prengës në Angli dhe bandave që udhëheqin trafikun e drogës nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Hajri.

Pista Ventus Harbor tek Vollga ne Durres

Ndërkohë Leonard Koka, vëllai i deputetit Lefter Koka, ka shatazhuar botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. ''Unë kam shumë foto Karlo, për ty dhe për ata që paguajnë ty'', shkruan mes te tjera Nar Koka në një mesazh me ofendime që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net. Leonard Koka gjykoi me te rëndësishme te saktësojnë se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Asnjë shpjegim nga ana e tij për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë.

Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

Ora 14:58
Ndodhej në tavolinë me Metën, kush është Xhevdet Troplini, subjekt i OFL i akuzuar për trafik droge

Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin "Poja" është subjekti i OFL, që i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ka ngritur nga aktiviteti i tij kriminal.  

Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestruar nga OFL makina e blinduar tip 'Jeep'. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.

Sipas QKR, Xhevdet Troplini rezulton se është ortak në kompaninë “Ovvital”, që merret me rritjen e shpendëve për prodhim vezësh dhe mishi dhe tregtimi i tyre brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se është aksioner në një shoqëri të quajtur “EUROMAG”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë.

40-vjeçari Troplini u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Ora 14:03
Zbulohet FOTO e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin subjekt i OFL

Një përplasje në distancë mes dy këshilltarëve, të presidentit dhe të kreut të grupit parlamentar socialist, ka zbuluar për herë të parë një foto të Ilir Metës me Altin Hajrin, në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në janar 2020.

Ishte këshilltari për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili publikoi foton ku presidenti Meta shfaqet në rrethin e një numri të madh personash duke konsumuar ushqim. Me rreth jeshil në këtë foto, këshilltari Besjan Ajazi ka evidentuar një person, i cili është Altin Hajri dhe në krah të Metës Shqiptarja.com evidenton se ndodhet dhe Xhevdet Troplini (Poja) subjekt i OFL.

Në tavolinë ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

"Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën "Golden" në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal "Hajri",
shkruan Ajazi.

Ajazi thotë se fotoja është bërë në kompleksin "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijk, por nga sa Shqiptarja.com u interesua, vendi në fakt është pista në Durrës tek Vollga që Lefter Koka ka në pronësi.

Ndërkohë, në një reagim më parë, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, shkruante: "Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”. Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! Dëgjoje zërin e popullit, është zëri i zotit".

Foto e publikuar nga Besjan Ajazi
G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 05/03/2020 10:10

    Ore kaq shume ua ka fut tmerrin rilindjes se horrave ky Likja me keq se korona

    Përgjigju
  • Andi: 05/03/2020 04:07

    Presidenti darkon me llumin,,,me e pakta te jepte doreheqjen...

    Përgjigju
  • Mondi: 04/03/2020 21:51

    Zoti keshilltar I presidentit jep nje pergjigje. Apo edhe ti zogu I xhaxhit je nje nga banditet qe presidenti ka mbajtur gjithmone afer

    Përgjigju
  • Lol: 04/03/2020 19:13

    Spak te hetoj

    Përgjigju
  • Lavire Monik: 04/03/2020 18:51

    Keni inat ndaj nxirni fotot po ne me Like Floririn do tu nxijme shpirtin

    Përgjigju
  • durrsaku: 04/03/2020 18:45

    Koket e Duket jane turpi i Durresit e Shijakut. Avdylajt dhe Troplint jane cerra para tyne. Kapni kokat e Kokave dhe Dukve dhe hoqet kancerin ne kete rrreth

    Përgjigju
  • Autochthonous: 04/03/2020 18:34

    Ilir Meta nuk e ka rrujt ne 97 jo me tani me keta capaculat e rilindjes... Jo qe nuk ka shance te ndodh por edhe sikur te guxojne ti afrohen per ta shkarkuar/arrestuar...jo vetem forcat e armatosura por jane edhe 5 mije rebel qe jane gati te djegin cdo gje qe leviz nese do duhet!!! Ah...Nari ju ben sh tfala!!!

    Përgjigju
    • Ilir: 04/03/2020 21:29

      Qeni bon zap qenin. Qeni enver hoxha I buoni zap keta zagaret e sotem. Paska pas te drejt. Me vize duhet t'hynin ne qytet,jo Si tani qe qelben dynjane. Hajt se ja u tregon SPAK-u. Ju dogji by... me fotot, ndryshe nuk kishte pse reagonte. S'keni pa gjo akoma.

    • Beck’s: 04/03/2020 19:02

      Ho mer Tan Hoxha ku je fut....apo je duke mbrojt Kushtetuten dhe ske kohe per publikim fotosh te reja....

  • ?????: 04/03/2020 18:26

    Po super krye koksat e durrsit kush jan ata qe nuk e ruajn per njeri ne komplet durrsin???

    Përgjigju
  • O Ilir Meta: 04/03/2020 18:26

    Kina tabefze ate qe te ka bo koken koronavirusi ne familjen tende mafioze e gjakpirese

    Përgjigju
  • allau: 04/03/2020 18:17

    PO NA VJENE PER TE VJELLE BOLLE ME KETO FOTOGRAFI TE TERE POLITIKANTET KANE FOTO ME KRIMENELET DHE HAJDUTET 80PER QINDE I KANE NIPER DHE VLLEZER......SHPETONI VETEM SE IKNI.

    Përgjigju
  • 2 mars: 04/03/2020 18:16

    Ilir Pashë Skrapari

    Përgjigju
    • Alb: 04/03/2020 21:37

      Pashes i ha k.. pasha ishte diplomat pervecse trim,skrapari vtm rrota k.. ka nxjerr o mik jo figura historike

  • Lumi: 04/03/2020 18:09

    hahahahah Narin e therrasim Sopranoja se sa here pi droge i hollohet zoni si bilbil. O nar katunari te shkoje jeta duke i lepi bythen sa nanos sa metes sa berishes. te osh hollu jo vetm zoni po dhe llapa

    Përgjigju
  • andrea: 04/03/2020 18:08

    Llumi. Nar sopranoja me Like floririn me Troplin miun. Drogaxhinj qe na i ka zili kolumbia e meksika. Po ju vjen fundi o funderrina ju sjeni as per grate as per familjen tuj jeni thjeshte llum

    Përgjigju
  • dulja: 04/03/2020 18:03

    ky eshte presidenti mafjose qe ju bene shqiponjen dhe ju budallenje i shkoni nepere mitigje bashke me artistat servile

    Përgjigju
  • meri: 04/03/2020 17:59

    Si nuk e paska zbuluar kete foto ai," gazetari investigativ"me origjin nga SKRAPIDARI ???.apo ka patur merak se mos i pishte moralin,si person i virgjer e i paster si kristali.Ky eshte Ilir Meta qe "po lufton per te mbrojtur Kushtetute dhe Drejtesine"po te qeverrisi ky,ZOTI MOS E DHENT,dohet ta fillojme nga viti -0-

    Përgjigju
  • edi: 04/03/2020 17:39

    Likja do i more patkonjte para 15 marsit

    Përgjigju
  • Capja: 04/03/2020 17:27

    Propagand e shpifur po rama me capjen e elbasanit prandaj sbehet ky vend prandaj po ikin te gjithe pa perjashtim dhe ju lumt kush iken qe ktu ka shpetuar

    Përgjigju
  • eldi: 04/03/2020 17:14

    jam votues i pd familjarisht prej 30 vitesh, doja ti thoja gjithe lexuesve sidomos atyre qe dolen ne manifestim dilni prap tani!

    Përgjigju
    • Sali: 04/03/2020 18:07

      Öre, qe je tifoz partiak e morem vesh....po qe kafken e kokes e ke marmalat nuk e kuptoj pse mburesh

  • Kritiku: 04/03/2020 16:54

    Lajm i mire eshte se po I vjen fundi likes. Po e shpejton vete likja.

    Përgjigju
  • Isa: 04/03/2020 16:46

    Cfare karagjozi! Kryemafjozi Ilir Meta e paska hak burgun dhe konfiskimin e pasurite! Te shpallet armik i popullit!

    Përgjigju
  • I ndershmi: 04/03/2020 16:13

    Dhe ka faj populli qe e shan dhe si le gje pa then kti vemje

    Përgjigju
  • REDAKTORI: 04/03/2020 16:06

    PYETJA/SONDAZH NGA SHQIPTARJA.COM ;Jeni dakord me rinisjen e protestave anti-qeveritare, këtë radhë nga Presidenti Ilir Meta? NUK VLEN FARE, PASI CDO SONDAZH ESHTE I MANIPULUAR, MOS U LODHNI TE EVOTONI PROEAS KUNDER, MANIPOLOHET NGA REDAKTORI.

    Përgjigju
    • U habita fare: 04/03/2020 17:09

      E clidhje ka kjo ne kte mes? Normale qe nuk ka as fytyre as moral ti drejtohet popullit per protesta

  • Skandal: 04/03/2020 16:02

    Shikojeni more kush do na e mbroj republiken dhe kushtetuten. O zot cfar skandali

    Përgjigju
  • Ja shikojeni: 04/03/2020 15:58

    Ky esht ilir meta qe bertet u kap drejtesia u kap presidenca. Cfar neverie

    Përgjigju
  • Imajti: 04/03/2020 15:55

    Meta ka kohe qe kadezartuar nga e Majta eshte bashkuar me llumin e shoqerise,kriminel,trafilant e vjedhes te voteve.Aji bashke me atovqe shifni ne foto po ben thirrje per destabilizimin e vendit me motivin mbrojm kushtetutet e shqiperise.Eshte i vehtmi president ne Europe qe ben thirrje isterike per perbysjen me dhune te rendit kushtetues.Ligji duhet te veproje ndajcilido qe organizon tilla tubime e manifestime ne tagrin e nje presidenti ne nje repuplike parlamentare.

    Përgjigju
  • Eri: 04/03/2020 15:49

    Troplini ben ligjin ne durres por para shullazit te gjithe keto te fortit neper shqiperi falen I ka mbytur ne gjoba gjithe gangot ne tr e drr shullazi

    Përgjigju
    • 123: 04/03/2020 22:15

      Jan avdylet nr 1 pastaj vjen luli me.pojen

    • ardit: 04/03/2020 18:15

      o shoku esht kaliber tjeter shullazi me tan dajtin .. te varin prt ko*esh ato ... ska troplin e nar kok tju dal para .. dhe mir thot ky ne durres ka tjer para pojes... avdylt jan me tfuqishmit se luli me lentin u ndan

    • Per ty eri: 04/03/2020 17:41

      Si ben ligjin troplini? Eshte luli e lenti ne durres ore eri pastaj avdylt. Nuk e ben ligjin ky para atyre jo. Nuk I njeh robt ti mesa Duket

  • Alb: 04/03/2020 15:49

    Ja pra presidenti kuq e zi dilni qytetar e fshatar shqiptar per keta derra ne protest nsr pasneser ne thes do perfundoni.

    Përgjigju
  • Arbeni: 04/03/2020 15:42

    Presidenti meta duke festuar me kriminele,,,ky legen duhet arrestuar menjehere...sikur kjo te ndodhte ne gjermani presidenti do jepte menjehere doreheqjen...

    Përgjigju
  • ILIR META E VËRTETA: 04/03/2020 15:35

    Ilir meta e vërteta që është bajg se luan as topi o ilir gopi.

    Përgjigju
  • Lui: 04/03/2020 15:28

    SPAK.., tani keni rastin me te paster qe te tregoni qe reforma ne drejtesi eshte e vertete. Ligji i pare qe e kap eshte ai i dekriminalimit, gje qe Meta nuk besoj se e ka deklaruar qe eshte shoqeruar me persona me precedente penal. Pastaj fare thjeshte mund t’i kerkoni te justifikoje tere pasurine qe ka ai, gruaja femijet dhe te afermit.

    Përgjigju
    • Lsi: 04/03/2020 16:54

      Spak ka vdekur! I vunë te "koka"njê tê pa besê, dhe ai e mbyti! Ngushëllime!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?