Ekskluzive/ Zbulohet revolta në burgun e Reçit! Të dënuarit barrikadë gardianëve, i vendosën zjarrin qelisë (DOKUMENTI)

22 Prill 2020, 10:51| Përditesimi: 22 Prill 2020, 13:34

  • Share

TIRANE-Report Tv ka zbardhur një ngjarje të rëndë që ka rrezikuar sigurinë e burgut të Reçit në Malësinë e Madhe në datë 12 mars, ku pesë të dënuar organizuan rezistencë duke bërë një revoltë. Të dënuarit që organizuan revoltën dhe që hodhën bombolat e gazit duke vendosur zjarrin sektorit dhe që më pas u vendosën në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në burgun e Fierit, pra duke u transferuar nga Reçi janë; Tomë Vërri, Kristjan Pali, Valter Ksolla, Pjerin Ndreu dhe Artan Koçeku.

Por si ndodhi ngjarja? Në dokumentin që ka siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta sqarohet se gjatë orarit të qëndrimit në holl 15:00-18:00 të paraburgosurit janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori për vizitë. Sipas dokumentit, bazuar te hetimet dhe dëshmitë pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se do të vinte doktor nga Tirana. Më pas vijon më tej dokumenti, këta të burgosur filluan ngjarjet kriminale duke destabilizuar me britma, ulërima, thyerje, vendosje barrikade, por edhe hedhje të bombolave të gazit.

Thyen depon e sektorit dhe nxorën dy rafte metalike, më të cilën realizuan një barrikadë në tek zgarra e sektorit, ndërsa dera ishte e bllokuar ma atak. Është tentuar të negociohet me drejtorin e institucionit dhe shefin e policisë, por nuk u arrit të qetësohej situata. Të dënuarit kanë qenë të vendosur për t’i shkuar deri në fund. Më pas situata ka perceptuar me hedhjen e bombolave të gazit në drejtim të barrikadës, ndërsa bombola të tjera kanë qenë poshtë barrikadës, ky veprim solli përhapje të tymit dhe flakës. Punonjësit e policisë bënë neutralizimin e të dënuarve dhe shuarjen e flakëve” thuhet në dokument. Mbrojtja dhe të dënuarit pretenduan se nuk ka prova kundër tyre, por gjykata vendosi mbylljen e tyre në regjim të veçantë për tre muaj në burgun e Fierit.

Dokumenti i gjykatës së Fierit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/04/2020 01:29

    Ne U.S.A. gjera te tilla si bombola gazi per gatim nuk lejohen ne asnje menyre ne burgje dhe perse ngulmonin per doktorin tiranas,mos e kishin rregulluar me te per ndonje /substance/?!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 22/04/2020 11:06

    Kjo sekretarja e gjykates e ka kryer shkolen e mesme??!!

    Përgjigju
  • Taulant: 22/04/2020 11:00

    Thyejani kockat brenda ne qeli, mjaft i perkedhelet plehrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?