Ekskluzive/ Zhvati 1 mld lekë, Report Tv zbulon se si Prokuroria fali mashtruesin Klodian Ciruna

24 Korrik 2018, 15:40| Përditesimi: 24 Korrik 2018, 19:13

  • Share

Personi që shihni në këtë foto është 41-vjeçari, Klodian Ciruna, i prangosur pak javë më parë për mashtrim me mbi 1 milion euro. Para të cilat ua merrte biznesmenëve me premtimin se ai ishte një person i pushtetshëm me lidhje me zyrtarë të lartë dhe do ndihmonte biznesmenët të pajiseshin me leje ndërtimi në Tiranë dhe nëpër Shqipëri.

Por prangosja e Cirunës më 5 qershor 2018, do të nxirrte në pah një skandal të sistemit të drejtësisë. I njëjti person është kallëzuar penalisht për mashtrim me 750 mijë euro më 11 shtator 2017, siç dhe shihni në këtë kallëzim të siguruar nga Report Tv por është falur nga Prokuroria.


(Kallëzimi ndaj Cirunës)

Kallëzimi ndaj Cirunës është depozituar shtatorin e 2017-ës nga shtetasi Skënder Zela i cili pretendon se Ciruna është djali i ish-bashkëshortes së tij shtetases I.Kapllani. Pas këtij kallëzimi veprimet janë kryer nga policia e Tiranës e cila ka sekuestruar një sërë provash material duke nisur nga komunikimet telefonike, ato me e-mail, kontrata huaje, kontrata shit-blerje etj.

Sipas kallëzimit mashtrimi zë fillim në fund të vitit 2013, fillim të 2014-ës dhe ka zgjatur 3 vite deri në 2017, ndërsa Zela pretendon se i janë marrë 750 mijë euro. Një tjetër dokument me të cilin Zela ka trokitur në dyert e Prokurorisë e Policisë është dhe një ftesë që Ciruna i dërgonte atij në emër të bordit drejtues të bankës së Shqipërisë përmes postës elektronike ku janë falsifikuar firmat e bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë. 


(Ftesa e Bankës për Zelën ku janë falsifikuar firmat e anëtarëve të bordit)

Në këtë ftesë i mashtruari Zela, kërkohej të paraqitej pranë bankës të tërhiqte interesat dhe fondet e depozituar pranë kësaj bankë në mbi 6 mijë euro. Interesa të cilat i përkisnin depozitës prej 500 mijë euro por kur Zela ka trokitur në dyert e bankës ai ka kuptuar se paratë e tij kurrë s’ishin depozituar aty dhe ai s’kishte asnjë interes për të tërhequr.

Pa kaluar pak ditë nga kallëzimi i Zelës, akuza e Tiranës vendos të pushojë hetimet pasi nuk i kishin rezultuar element të veprës penale dhe skish gjetur prova për të faktuar mashtrimet e Klodian Cirunës ndaj njerkut të tij.

Vendimi për pushimin e çështjes përfundoi në Gjykatën Penale të Tiranës, aty ku më 29 dhjetor 2017 gjyqtari Kujtim Vranici jo vetëm që s’do të miratonte mbylljen e kësaj dosje por vendos kryerjen e një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar skemën e zhvatjes së mijëra eurove.

Në faqen tre të vendimit 1120 datë 29.12.2017, gjykata shprehet se “prokurori duhet të verifikonte në lidhje me këto veprimet, duhet të kryente veprime hetimore të tjera, përveç atyre të kërkuara nga kallëzuesi si viktimë e veprës penale”.

Duke lënë detyra, gjyqtari Kujtim Vranici kërkon nga prokurori të “thërrasë ekspertë të fushës për të mundësuar verifikimin e postës elektronike të kallëzuesit, telefonat, etje dhe konstatimin e personave që kanë dërguar email apo SMS, po ashtu të thërras të gjithë personat që mund të kenë dijeni për faktet e ndodhur”.


(Vendimi i Gjykatës së Tiranës për vijimin e hetimeve)

Vendimi i gjykatës së Tiranës që urdhëronte prokurorinë të kryente hetimet është apeluar nga prokurori Ervin Karanxha i cili ka kërkuar që në fuqi të mbetet vendimi i tij për të pushuar këtë hetim.

Në rast se ky hetim do të ishte kryer sipas vendimit të gjykatës më e pakta 41-vjeçari Ciruna i prangosur në korrik 2018 do të ishte zbuluar në veprimtarinë e tij mashtruese kohë më parë dhe 1 milion euro të biznesmenëve të rënë në rrjetën e Cirunës nuk do të ishin zhvatur.

Komento

Komente

  • Fredi: 25/07/2018 09:35

    Sa shume ndikim paska prokurori i shemtuar Karanxha qe ju paskeni fshire komentin tim me fakte. Jepini dhe IP se nuk na tremb dot nje dordolec si ai. Nuk ka problem i thoni se te gjitha ato qe ishin shkruar jane te dokumentuara dhe ne dosjen e tij si ne Disk ashtu dhe ne KPK, le ta genjeje mendja edhe disa kohe. Ka dhe te tjera pa fund dhe nuk ka veting qe e shpeton. Do largohen nga drejtesia orangotanget Karanxha si te koruptuar, te paafte dhe me lidhje te papershtashme me krimin.

    Përgjigju
    • KENI: 08/05/2019 11:53

      Po ty cfaar te ka ber ky qe e paske shume inat dhe kaq i fort qenke ti sa nuk u trembke.

  • Kafsha: 25/07/2018 09:02

    Baj gëri e gjallë baj gash! Plasini brënda gjith bashkëpuntorët! Të kalben!

    Përgjigju
  • Maloku: 25/07/2018 00:50

    1 miljarde lek te reja apo te VJETRA Loje e ndyre kjo politike

    Përgjigju
  • Lokja.: 24/07/2018 22:14

    PO Jane mashtruesit ne PUSHTET qe vidhen, vriten,DEGEDISEN dhe skllaverohen ne sure te HUAJA duke humbur CDO nacionalitet dhe kulture.Mos FLISNI per DASHURI se AJO eshte SHUAR.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 24/07/2018 18:23

    O të dashur njerëz më mashtrus jan edi rama ilir floriri lul kriminel shal ngjitmi e maloku kriminel salheu . Ky është një cironk në krahasim me këta peshkaqen fundërrina që i kan pir gjakun këti kodosh populli . Po i kan hak këto kodosh se vdt i votojn kta qelbësira ordinere .

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 24/07/2018 18:23

    O të dashur njerëz më mashtrus jan edi rama ilir floriri lul kriminel shal ngjitmi e maloku kriminel salheu . Ky është një cironk në krahasim me këta peshkaqen fundërrina që i kan pir gjakun këti kodosh populli . Po i kan hak këto kodosh se vdt i votojn kta qelbësira ordinere .

    Përgjigju
    • Malokja: 01/08/2018 11:31

      Te gjithe shqiptaret Jane prokurora dhe gjykates??? Luni gjykaten te vendosi per veprimet e gabuara te kujtdo. Zela se akuzon per keto lekeshte qelbesira me e nadhe qe ekziston.vodhi gruan se ndau per su dashnoret e veta. U divorcuase la shatazane nje te trete Ky eshte zoti o muti Zela

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?