Ekskluzive/ Report Tv zbulon dokumentin: Autoriteti i Dosjeve informon Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

27 Korrik 2022, 11:56| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 19:15

  • Share

Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

'Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, sic është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me vertifikatë të pastërsisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konformuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funskional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin'.- thuhet në dokumentin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjithashtu zbulohen të tjerë emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që situata të tilla të mos përsëriten më. 

‘Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e që autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit.

Report Tv mëson se ka qenë një person me iniciale F.T, i cili pretendon se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit. Ai i ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Në shkresën dërguar parlamentit, Autoriteti i Dosjeve shpjegon se rasti i fundit por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynw atë, që për të disatën here, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka çertifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe parashikimi ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Ora 12:00
Pas Ilir Metës, edhe 5 figura të rëndësishme rezultojnë si ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit: ja inicialet

1658913700_Screenshot3.jpg

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv rezulton se përveç Ilir Metës, ka edhe 5 emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që situata të tilla të mos përsëriten më. 

‘Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e që autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit.

Pjesë nga letra që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit
M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 28/07/2022 10:22

    Nuk eshte gje e re. Thjesht si kis ardh momentum. Quah nga koha qe kam ber komente e kam then qe eshte agjentur e serbit bashk me babain shpirteror salen e zi. Dhe tani ben si qeni i terbuar kur leshohet nga zinzhiret. Yh rrac e qenit. Shpresojm qe shum shpejt ta shikojm pas hekurave zagarin e saliut.

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2022 00:39

    Ironik eshte fakti qe ishte po ky Ilir Meta qe s'pranonte te dekretonte Gent Cakaj si min.i jashtem me nje nga justifikimet per mungese cerifikate sigurie!!! Nje pyetje kam:Po mbas (Th.S) mos eshte Theodhori Sollaku??

    Përgjigju
  • emri: 27/07/2022 23:24

    A.D. = ARTA DADE (DABULLA) AGRON DUKA TH.S. = THEODHORI SALLAKU ...vijon

    Përgjigju
  • Labi: 27/07/2022 18:23

    Sb agjens i udb-se! Duhet vurur per tradheti kombetare!

    Përgjigju
  • Kaso: 27/07/2022 16:19

    Po S.B. dhe E.R. nuk jane?

    Përgjigju
    • Hulk: 27/07/2022 17:39

      SB ka qene ish spiun i CIA. ER ish spiun i ish STAS e me pas BND, Italianeve dhe Frengut. Bashkepunimi me keto sherbime perendimore e ka farketuar ne liderin suprem hibrid komunist te sotem, nen kujdesin kuptohet te CIA. Shyqyr qe e kemi...

  • Toni: 27/07/2022 16:13

    Cfar mostre paske qen ! Mir qe vodhe gjith floririn dhe shqiperin e nuk le poshtersi pa ber , po dhe spiun paske qen !!!!???? Gjitha te zezat e botes i ke

    Përgjigju
    • prezekutuari: 30/07/2022 10:35

      per cfare spiunash po flet ,99 per qinde e shqiperis ishin spiune ,mua me futen ne burg se i thashe vllai,memete sheun e vran nuk ka vrare veten 12 vjete burg bera haaaaaa

  • Ridi: 27/07/2022 15:55

    E mor like po qe ne gjimnaz spiu, po qenke formu qe 18 vjec o flori. Mesiguri qe mona kete nuk e ka dit. Partia e re tani, po aman o flori kujt do ja besosh tani. Kujdes o flori se mos gjen edhe ti ndonje si lulushi e mbet pa parti pastaj.

    Përgjigju
  • Bato: 27/07/2022 15:28

    Ne dokumentet e sigurimit figuron gjithe Shqiperia. Puma eshte nese IM isjte apo jo bashkepuntor. Nese po, a ka firmosur deklaraten e bashkepunimit, dhe dosjen ta ekspozojne. Nejse. Kot lodhemi. Nuk ka ndonje rendesi te madhe. Sepse lajmi eshte qe ashtu si Berisha, Rama po keqperdor rende pushtetin permes shantazhit. Ish sigurimsat, femijet e ture dhe soj e sorollop jane berthama e organizates mafioze rilindja.

    Përgjigju
  • Anisa: 27/07/2022 14:43

    TANI AMERIKA PO BEN PUNEN E VET MEQE PER 31 VITE NE UDHEHIQEMI NGA HAJDUT NE FILLIM PO MERET ME DY JASHTQITJET E SHQIPERIS KUR TE IKIN KETA TE DY SALI MILLOSHEVICI DHE LIKE FLORIRI ATEHER DO JU VI RADHA KETYRE , I LE TE NXJERRIN TE PALARAT E PASTAJ E HAN SA KRAHU TE GJITH .

    Përgjigju
  • Arbëror Debili: 27/07/2022 14:29

    O Arbëror i gjithi debil po Iler Meta dihet nga të gjith që është hajdut, i koruptuar e mashtrus. Po si ka mundësi që ti arbëror analfabeti mbron fëlliqsirat e kalibrit Salhe bajgës e Ilir floririn. Po ti si ka mundësi o sërbi Arbëror që i del në kra wc si salheu e wc si Iliri. Po ti ske faj do shkruash se fiton tasin e supës e kshu ske faj o Arbërori kalesh që Edi Rama ta ngjesh e ta bo vërrën përshesh.

    Përgjigju
  • Doris: 27/07/2022 13:53

    Po kur paska qene spiun, qekur ishte adoleshent?! Ky ne 1990 ka qene 21 vjeç!

    Përgjigju
    • A. N.: 28/07/2022 00:10

      Spiun lind, nuk behesh. Kshq ka qene qe ne djep i tille.

  • xxx: 27/07/2022 13:49

    Kete hajdutin duhej ta shkarkonte gjykata kushtetuese por dhe ajo eshte e korruptuar

    Përgjigju
  • shoku: 27/07/2022 13:32

    Ta futen o Like,sa bere partine e re ta nxorren dosjen nga sirtaret po dihesh qe ishe ti, xhaxhi ka pasur nostalgji per Skrapallinjte se mbaheshin per spiune dhe te oficeret I dergonte ne Tirane e Veri te Shqiperise.

    Përgjigju
  • minushe: 27/07/2022 13:16

    po denoncojne njeri tjetrin tamam sikur te ishin grupe kriminale dhe po eliminojme njeri tjetrin. cfare mafiozesh kemi mbi krye!

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/07/2022 12:58

    Kur Iliri ia tundi trurin Edvin shkjaut shqipfolës par dy r ditve tani do presim intriga dhe shantazhe nga më të ndryshmet për ta kthyer vemendjen e opinionit nga vetja e shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Anonim: 27/07/2022 14:38

      FOL SHQIP NJEHER SE KETE SHKJAU DHE SHKAU SE MARIM VESH .

    • Tosku: 27/07/2022 14:23

      O popull pa dinjitet. Cohu dhe shporre kete kaste politikanesh. Keta po tallen me ne.

  • Arbërori: 27/07/2022 12:10

    Pas rrëmujës së korrupcionit dhe hajnis së qeveris dalin ”sigurimsa” blla blla blla për të dhmanur vemendjen nga krimet shtetrore që bën Edvin shkjau shqipfolës për gj’do ditë

    Përgjigju
    • Vjola: 27/07/2022 16:28

      Do ti dorëzojnë të gjitha grabitjet e këtij populli ! Dhe Populli qesh dhe Bota tallet……….

    • Taulant: 27/07/2022 15:58

      Edvini ta niq Vjosen dhe Albinin se eshte baba i Kombit, te pelqen ty a jo. Ata qe bejne korrupsion po shkojne ne te s'emes, po ti e hengre Plazman e Serbise sot ne mengjes para se te dilje ketej te na çaje torovilen me nacionalizmin tend shterpe?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?