Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv rezulton se përveç Ilir Metës, ka edhe 5 emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që situata të tilla të mos përsëriten më.
‘Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e që autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit.
Pjesë nga letra që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Report Tv zbulon dokumentin: Autoriteti i Dosjeve informon Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
//ReportTv.al