Ankimoi vendimin për shkarkimin pas vettingut, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj! Kim: Vettingu ishte i drejtë

9 Shkurt 2021, 10:30| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 19:15

  • Share

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka rrëzuar padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj lidhur me shkarkimin e saj nga procesi i vettingut në maj të 2018-ës.           

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, gjykata ka arritur në përfundimin se procedurat e shkarkimit nga vettingut ishin të rregullta.

Gjithashtu në dokument thuhet se vendimi i marrë nga trupa e vettingut s'ka paanshmëri. Ndërsa lidhur me pretendimet e ngritura nga Xhoxhaj për shkeljen e sigurisë juridike dhe privatësisë, gjykata shprehet se nuk ka pasur shkelje të tyre.

Gjykata për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk kishte arsye për t'u dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj.

Xhoxhaj ka ankimoi në Strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova ndërsa rezulton se kur ishte gjyqtare kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, më datë 8 mars 2019, regjistroi çështjën për shqyrtim të ngritur nga zj.Altina Xhoxha ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, ku ajo pretendon se ka patur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin e zhvilluar ndaj saj nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, në kuadër të aplikimit të procesin të rivlerësimit kalimtar. 

Sipas Xhoxhajt janë shkelur të drejtat e njeriut dhe privatësa familjare si dhe procesi për gjykim të drejtë dhe mjete efektive në gjykim. Ai shërbeu në sistemin e drejtësisë prej vitit 1995.

Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyatarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtari kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.

Altina Xhoxhaj

[Procedurat e vetingut qe cuan ne shkarkimin e gjyqtares se Gjykates Kushtetuese - asnje shkelje]

Ora 13:31
Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, Kim: Vendimi i vettingut ishte i drejtë

1612548347_AmbYuriKim.jpg

Për rrëzimin e padisë së ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj nga Strasburgu reagoi dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se vendimi i ardhur nga procesi i vettingut ku u shkarkua Xhoxhaj ishte i drejtë.

Postimi i plotë i Yuri Kim:

Gjykimi i GJEDNJ: Xhoxhaj kundër Shqipërisë - Procedurat e vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe shkarkimi ishte proporcional.

Ora 12:55
Rrëzimi i padisë së ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj nga Strasburgu, Gjonaj: Tregon ligjshmërinë e funksionimit të reformës në drejtësi

1608197568_gjonaj.jpg

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Përmes një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se ky vendim tregon dhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e reformës në drejtësi.

Postimi i Gjonajt:

Vendimi i sotshëm i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/02/2021 23:20

    /KALTRA/,nuk ka pse te te vije keq,per ato para e shkarkoi Vetingu,sic i morri ashtu dhe i harxhoi,ne nje gjyq te panevojshem !

    Përgjigju
  • kaltra: 09/02/2021 12:27

    Më vjen keq për këtë zonjën që harxhoi ca para për avokat andej nga Strasburgu ...

    Përgjigju
  • faruk: 09/02/2021 12:23

    Gjyqetare hajdute e kriminel te pa moralshem duhet te denohen per krimet e tyre jo vetem te shkarkohen. Keshtu eshte dhe kjo plere e ndyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?