Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Përmes një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se ky vendim tregon dhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e reformës në drejtësi.
Postimi i Gjonajt:
Vendimi i sotshëm i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri
Lajmi kryesor:
Ankimoi vendimin për shkarkimin pas vettingut, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj! Kim: Vettingu ishte i drejtë
E.M./ReportTv.al