Ekskluzive/ Drejtësia e re, 16 njerëzit për 12 vende në kupolën e gjyqësorit

3 Gusht 2018, 07:13| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 17:24

  • Share

Zyrtarizohen 16 kandidatë për 12 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy organet më të rëndësishme të drejtësisë së re. Kandidatët, pjesë e grupit prioritar prej 57 subjektesh, kanë kaluar me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, duke u konfirmuar në detyrë si prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe duke u zyrtarizuar në të njëjtën kohë si kandidatë për anëtarë të kupolës së drejtësisë së re. Kandidatët për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë Medi Bici, Alma Brati, Ilir Toska, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Dritan Hallunaj, Manjola Xhaxho dhe Marcela Shehu. Kandidatët për gjashtë vende vakante për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë Anila Leka, Antoneta Sevdari, Besnik Muçi, Dritan Prençi, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri dhe Vat Staka. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor ishin 13 kandidatë, por vetëm 9 prej tyre mundën të kalonin rrjetën e Vetingut, ndërsa për Këshilli e Lartë të Prokurorisë ishin fillimisht 18 kandidatë, por vetëm 7 kandidatë kanë kaluar deri më tani sfidën e Vetingut. KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë. Nga pesë anëtarë, pra 10 gjithsej, janë zgjedhur nga parlamenti, ndërsa nga gjashtë anëtarë, pra 12 gjithsej, do zgjidhen nga gjyqësori në mesin e 17 kandidatëve të lartpërmendur.

Procesi i zgjedhjes

Gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të zgjidhen tashmë nga mbledhja e përgjigjeve e gjyqtarëve në të gjitha nivelet. Kryetari i Gjykatës së Lartë, në rastin konkret Xhezair Zaganjori thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ nga mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve është i fshehtë dhe individual. Në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet me short midis tyre. Nga ana tjetër, anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhen nga mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve. Prokurori i Përgjithshëm, në rastrin konkret zonja Arta Marku thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit. Në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet me short midis tyre.

Rëndësia e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë organet më të rëndësishme të drejtësisë së re, për shkak të kompetencave ligjore. Këshilli Lartë Gjyqësor bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë si dhe emëron gjyqtarët pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës. KLGJ gjithashtu i propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregullat standarde për funksionimin e brendshëm të gjykatave si dhe është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin, që mund të ndikojë në punën e gjyqësorit. KLGJ është përgjegjës për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit

me publikun, emëron kancelarin e gjykatës dhe ndihmësit ligjorë, si dhe merr masa disiplinore ndaj tyre, monitoron dhe menaxhon ngarkesën e gjyqtarëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për çështjet e mëposhtme në lidhje me të gjithë gjyqtarët, përveç gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese: emërimin; caktimin në pozicion; tranferimin; ngritjen në detyrë; komandimin dhe riemërimin; vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale të gjyqtarëve.

Rëndësia e KLP

Të njëjtën rëndësi ka edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë në organin e akuzës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përgjegjës për emërimin, caktimin në pozicion, transferimin, ngritjen në detyrë, komandimin dhe riemërimin, vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale dhe vendosjen e masave disiplinore dhe pezullimin e prokurorëve. Këshilli është përgjegjës për miratimin e standardeve të etikës së prokurorëve dhe të rregullave të sjelljes të prokurorëve. Është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin që mund të ndikojë në punën e prokurorisë. KLP raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjatë vitit të mëparshëm kalendarik jo më pak se një herë në vit.

17 kandidatët për KLP dhe KLGJ

Alma Brati, Gjykata e Tiranës, kandidate për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, kandidat për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, kandidate për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Astrit Faqolli, Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidat për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Marcela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, kandidate për KLGJ, konfirmuar nga Vetingu

Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, kandidate për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Antoneta Sevdari, Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës, kandidate për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, kandidat për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, kandidat për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Gentjan Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kandidat për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme, kandidat për KLP, konfirmuar nga Vetingu

Vat Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës, kandidat për KLP, konfirmuar nga Vetingut

Drejtësia e re 

Prokurori Dollapaj 4 shtëpi dhe dhurata, sot para Vetingut

Arben Dollapaj do njihet sot me rezultatin e verifikimit nga KPK, në 2016 u përplas me Adriatik Llallën

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tij, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësinë profesionale. Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici. Dollapaj është kandidat për anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Shqiptarja.com zbardh pasurinë e deklaruar të prokurorit Dollapaj që nga viti 2003, ku përfshihet edhe pasuria fillestare, deri në vitin 2017. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron se posedon katër banesa, tre prej të cilave pjesërisht. Në vitin 2003, prokurori deklaron një parlament banimi me sipërfaqe 60 m2, me vlerë 1 milionë lekë, ku posedon 1/5 e pjesës. Në vitin 2007, Arben Dollapaj deklaron një shtesë kati me sipërfaqe 113 m2 në banesën e vëllait të tij, me vlerë 1 700 000 lekë. Në vitin 2011, thotë se ka blerë një sipërfaqe banimi prej ½ e 113 m2 dhe tokë truall 157 m2, me vlerë 9 000 000 lekë. Si burim të ardhurash deklaron 5 000 000 janë kredi, 25 mijë USD borxh dhe 1 500 000 kursime. Në vitin 2013, prokurori deklaron një kontratë për rikonstruksionin e një shtëpie me sipërfaqe 88 m2 në Valbonë, Tropojë. Nuk ka të dhëna se sa është vlera e kësaj kontrate. Po gjatë vitit 2013, prokurori deklaron 2 mijë euro dhe 200 euro dhuratë nga familjarët. Sa i takon të ardhurave, Dollapaj deklaron pagën e tij si prokuror, pagën e bashkëshortes Entela Dollapajt si specialiste në ministri dhe pensionin e zonjës Fatime Dollapajt. Paga vjetore si prokuror është rreth 2 000 000 lekë, paga e bashkëshortes 500 000 lekë dhe pensioni 160 000 lekë. Gjatë vitit 2008, prokurori deklaron se ka kursyer nga këto të ardhura 1 400 000 lekë, gjatë vitit 2009 thotë se ka kursyes 2 100 000 lekë, ndërsa gjatë vitit 2010 1 600 000 lekë. Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të prezantojë rezultatet e hetimit nëse pasuria e prokurorit Dollapaj është apo nuk është e justifikuar.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë të Arben Dollapaj

Karriera

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla. Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme. Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Subjektet e shkarkuara nga Vetingu

Bledar Abdullai, gjyqtar

Shkëlzen Selimi, gjyqtar

Elsion Sadiku, prokuror

Rovena Gashi, prokurore

Ervin Metalla, gjyqtar

Admir Thanza, gjyqtar

Tom Ndreca, gjyqtar

Artan Zeneli, gjyqtar

Gani Dizdari, gjyqtar

Fatos Lulo, gjyqtar

Fatmir Hoxha, anëtar

Besim Trezhnjeva, gjyqtar

Altina Xhoxhaj gjyqtare

Besa Nikëhasani, prokurore

Artan Laze, gjyqtar

Luan Kaloçi, prokuror

Gentian Trenova, prokuror

Adriatik Cama, prokuror

Dritan Rreshka, prokuror

Artan Broci, gjyqtar

Arben Nela, prokuror

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qaf thona: 03/08/2018 09:30

    o noneee o noneeee ci bot saliut edhe likes edhe mones pupupu

    Përgjigju
  • Shqiptari: 03/08/2018 08:30

    Te shohim "drejtesine e re" se cfare do sjelle, megjithese jo shume e re me gjithe keta qe e kane kaluar vettingun ....

    Përgjigju
    • DRj: 03/08/2018 09:23

      Ashtu eshte sic thua, sepse te gjithe keta qe kane kaluar Vetingun kane qene pjese e ketij korrupsioni ne kuptimin qe kane bashkepunuar duke fshehur krimin qe shikonin perdite nga koleget e tyre, sepse nuk jane naive qe te themi se nuk na e paskerkan dalluar dhe kjo eshte pergjegjesia e tyre me e madhe. Po le te themi qe ne keto kushte keto jane dhe mundesite....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?