Ekskluzive/Gënjeshtra e re, Babalja shpiku edhe policin me emrin Ermal

15 Qershor 2018, 07:06| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 10:31

  • Share

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë. Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu ose siç njihet ndryshe si “Babalja”, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj. Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim.

“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”
Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore. Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj. Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

Dëshmitari i vetëofruar

Një dëshmitar i vetëofruar në prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi, është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vëtë Babales. Qëllimi i vetëm sipas tij ka qënë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit. Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda pak ditësh të japin një rezyme të qartë, mbi këtë audio-përgjim, personanzhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë. Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Dëshmitari nga Novosela që aktroi Agron Xhafaj
“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar, është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie. Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të krimeve të rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj.

Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli, do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbëritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se babalja i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim. Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin tek personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave.

Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas Babalja e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit. Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që babalja i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbëritur ende tek xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij.Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete Babalja, ai ka vendosur të paraqitet në ambjentet e prokurorisë duke treguar të vërtetën. “…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”-mësohet tu ketë treguar prokurorëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 15/06/2018 19:14

    ku jane keta kopilat PDS salinjani me shoket qe bertisnin dhe cirreshin hyy plera talleni me popullin

    Përgjigju
  • babalekracia: 15/06/2018 18:03

    Po ku ështê Prokuroria ?!? A funksionon Shteti apo JO ??!! Çfarë bëjnë Prokurorët e KRIMIT ???!!! Pse NUK Arrestohet ALIBEU , SALIANJI dhe BARDHI Zgjebaraku ???!!! Lëre Babalen , sepse BABALJA është një LOOSER i Mbaruar , që rron kot !!! Babalja SHPIFI që të merte AZIL POLITIK në ZVICËR apo SUEDI sepse kishte ngelur RRUGËVE në VLORË ! KRIMINELËT e vërtetë janë në SHQUP .

    Përgjigju
  • Patriku tmerrshem: 15/06/2018 15:34

    o babolcovic!Medet per ty se pd pordhi!po ti pse pordhe pse mer vlla se nuk hongre as i gjo!na doje me mor dhe aziL!te shiten!basha ka 10 DITE sflet mo per ty!mish per top!PARTIA SOCIALISTE PO BEHET SI PPSH E VETME PER FAT TE KEQ SE ME BASHEN DHE MALLTEZAT ME GJITH MULIN DHE ME LLSHHIII ME CIZME GUCCI RAMA JO VETEM QE SKA KONKURRENC PO DO I VIJN DHE 4-NIPERIT NE PUSHTET!

    Përgjigju
  • Qoqja: 15/06/2018 14:59

    Babalja per mua asht shites PRRSHI qe don te marri nonje lek mirpo ne momentin qe jane afruar DEPUTETET E POPULLIT QORRI FIERIT DHE SERJANI i kan ngritur cmimin e kiles se PRASIT Babalja ka prish pazar Pra llogari para popullit duhet te japin me cdo kusht perfaqesuesit e popullit qe ngrohin bythen me parat e popullit QORRI I FIERIT DHE JOSHESI I DUMES .

    Përgjigju
  • Liu qiu: 15/06/2018 12:27

    A e kuptoni o Shqiptar se kush është partia ordinere pd sa e ulët parti është në ktë parti debutojn njerzit më ordiner e njerzit më kriminel . Pun malokësh.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/06/2018 12:22

    Mos na i shpifni me me kete camin idiot. Nese ka drejtesi duhet te bej burg sebashku me ata qe e kane nxitur. Prokuroria ne dore i ka tabulatet, pamjet filmike dhe deshmitaret. Cfare pret? Apo celjen e negociatave? Pfffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?