Intervistë ekskluzive/Historia e rrugëtimit të sirianes: Më kanë vrarë familjen, më lini të iki në Holandë

16 Qershor 2018, 13:08| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 17:51

  • Share

Vetëm në dy ditë policia shqiptare ka ndalur 31 emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe Siria të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nëpërmjet vëndit tonë drejt shtetëve të BE-së. Po ku dërgohen këtë shtetas, cili është intinerari që ata kanë ndjekur në udhëtimin që zgjat nga 2 javë e deri në 2 muaj.

Report Tv është ndalur në kampin e azilkërkuesve në periferi të Tiranës në Babrru aty ku emigrantët strehohen deri në dhënien e statusittë azilantit apo qëndrojnë përkohësisht për t;u deportuar me dëshirë. Ata nuk vijnë vetëm nga Siria, por ka dhe nga Maroku, Afganistani, Jemeni e Pakisatani, por askush nuk dëshiron të qëndrojë në shqipëri. 

Intervista me refugjaten siriane, Nursha Hud 

Nga vini?
Unë vij nga Siria.

Përse keni zgjedhur Shqipërinë?
Unë di pak anglisht. Vij nga një qytet ku është përfshirë në luftë. Ka shumë probleme. Unë nuk kam familje. Babai im ka vdekur gjatë luftës po ashtu edhe vëllai. 

Doni të qëndroni këtu apo të shkoni në një vend tjetër?
Më pelqen të jetoj këtu por kam vëllain tjetër në Holandë. Unë sic e thash nuk kam antare të tjerë të familjes përvec vëllait. Unë dua të shkoj në Holandë por është shumë e vështirë. Vëllai im tashmë është në universitet në Holandë. Unë dua ti bashkohem atij pasi për mua familja është shumë e rëndësishme. 

A mund të më thuash si ia dolët të udhëtonit nga Siria deri në Shqipëri?
Nga Siria kaova për në Turqi e më pas mbërrita në Greqi përmës një anije. Pata një udhëtim shumë të vështirë në det. Më pas erdha në Shqipëri. Mu desh të ecja në këmbë për tre ditë. 

Kur erdhët në Shqipëri a ju ndaloi policia? Si e kujtoni momentin kur mbërritët në vendin tonë?
Policët këtu nuk thonë asnjë gjë. Ata nuk përbëjnë asnjë problem për mua.

Si është jeta në këtë kamp çfarë vështirësishë keni?
Këtu jemi shumë mirë. Ushqimi dhe kushtet e fjetjes janë të mira. Por të gjitha familjet që janë këtu pasi lënë Sirinë, kalojnë në Turiqi, më pas në Greqi dhe Shqipëri duan të avancojnë udhëtimin drejt Malit të Zi e Bosnjës. Në mëndjen e të gjitha familjeve këtu ëshë vëtëm një gjë të largohen.

Pra ata duan të ikin në vënde të tjera?
Po pasi familjet e tyre nuk janë në Shqipëri.

Sa persona janë në atje në kamp?
Nuk e di por çdo ditë vinë njerëz të rinj. Ndoshta tani 100 persona apo 80.

Nursha. Pasi keni lënë Sirinë udhëtuat drejt Turiqisë, Greqisë dhe tashmë jeni në Shqiëri. Sa para keni paguar per të mbërritur deri këtu?
Kam paguar të udhëtoj nga Siria në Turqi po ashtu edhe për të shkuar në Greqi. ndërsa nga Greqia për të ardhur në Shqipëri erdha sëbashku me disa miq duke ecur per tre ditë.

Mund të ma thuash shumën që keni paguar për këtë udhëtim?
Nga Siria në Tuqi kam paguar 300 euro ndërsa nga Turqia në Greqi 500 euro e tani nuk kam asnjë lek. Nëse do të jetë e vështirë të largohem nga këtu atherë do të qëndroj për të marrë kartën e identitetit e më pas pasaportën deri sa ti bashkohem vëllait. Deri më tani nuk kam asnj dokument pasi unë kam mbërritur para 10 ditëve. 

Fais Shirzad emigrant afgan

Nga jeni me origjinë?
Unë jam nga Afganistani dhe kam ardhur këtu nga Greqia. 

Sa ditë keni këtu në këtë kamp?
Tre ditë.

Ju pëlqen të rrini në Shqipëri apo të shkoni gjetkë?
Jo. Unë dua të shkoj në Gjermani. Atje kam familjen gruan dhe dy djemtë.

Ju keni udhëtuar nga Afganistani deri këtu në Shqipëri. A keni paguar për këtë udhëtim?
Natyrisht kam paguar. Ska rrugë tjëtër. Po kam paguar.

Sa para paguat nga Afgansitani për në Shqipëri?
Shumë. 15000 dollarë për katër njerëz. 

Nëse nuk ia dilni të shkoni në Gjermani a do të qëndroni në Shqipëri?
Unë dua të qëndroj por me patjetër duhet të arrij në Gjermani për arsye se atje është familja. Këtu nuk më ëshë dhënë ende asnjë dokument pasi kam 3 ditë që kam ardhur.

Përse e latë Afganistanin?
Në Afganistan ka shumë përleshje. Situata nuk është e mirë. Nëse sot situata atje ndryshon për mirë unë kthehem në Afganistan që sot.

Këto janë dy prej historive të rrëfyera në mikrofonin e Report Tv por ka dhe nga ata që njohin të gjithë kalvarin drejt Europës.
Policinë Greke, Boshnjake ata e konsiderojnë rraciste hedhin dhe akuzë ku sipas këtij emigranti Turk që sdëshiron të filmohet, ata i keqtrajtojnë duke u marrë telefonat dhe paratë e më pas i kthejnë .

Edhe pse kanë pak ditë në vendin tonë, ata janë ambientuar fillimisht me zonën ku ndodhet kampi dhe disa prej tyre frekuentojnë minimarketet e lagjes e disa kafenet. Pranë këtij kampi në Babrru ku aktualisht ndodhen mbi 200 emigrantë mes tyre familje, fëmijë, e të rritur, çdo ditë aty mbërrijnë sëpaku 7-10 persona.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?