Personi që shihni në foto është 48-vjeçari Marjan Hema, i arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës i akuzuar për vjedhje në seri, kryesisht automjete e motora. Ai akuzohet për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
I shpallur në kërkim për 20 vjedhje në seri, 48-vjeçari arrestohet në Kuçovë! Skema e mirëorganizuar për grabitje makinash e motorash (EMRI)
K.B/ReportTv.al