TIRANË- Marjan Hema, 48 vjeç, ky në foto, u arrestua nga agjentët e Komisariatit të Kuçovës në bashkëpunim me ata të Komisariatit nr. 6 në Tiranë, si autor i dyshuar i të paktën 3 vjedhjeve të dokumentuara të motoçikletave në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. Agjentët e Kuçovës udhëtuan drejt Tiranës, e mbajtën nën vëzhgim për disa ditë dhe në fund ndërhynë në bashkëpunim me kolegët e kryeqytetit.
Hema, nga Elbasani, dyshohet të ketë vjedhur të paktën në 20 raste, përfshirë makina dhe targa, një pjesë e së cilave po dokumentohen me prova të tjera shtesë. Gjatë arrestimit në zonën e Kombinatit, 48-vjeçari u kap me këtë motoçikletë, e cila rezulton e vjedhur në Durrës, me targa të mbivendosura, të vjedhura në Kuçovë. Shkronjën “R” të targës së motoçikletës që vodhi, e modifikoi sikur të ishte “P”. Policia në Kuçovë mundi të identifikoj 48-vjeçarin përmes shenjave të gishtave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Për shkak të rrezes së gjerë të vjedhjeve në disa qytete, përfshirë dyshimet edhe në Fier, autoritetet policore dyshojnë se Hima ka edhe një bazë ku mbanë mjetet dhe targat e vjedhura, në bashkëpunim edhe me të tjerë, por deri në këtë fazë akoma nuk është gjetur.
“ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.
Ai kishte krijuar një skemë të mirëorganizuar për vjedhje. Në një qytet vidhte makina ose motoçikleta, udhëtonte drejt qyteteve të tjera dhe vidhte targa. Të gjitha dyshohet se i përdorte për qëllime kriminale, si pjesë e ndonjë grupi, ose për t’i shitur. Targat dyshohet se mund të përdoren apo janë përdorur për aktivitete kriminale, sidomos nëpër atentate të rënda, ndërsa një verifikim i plotë po bëhet. Në disa raste, 48-vjeçari i modifikonte targat edhe për të shmangur kontrollet e policisë. Pas ndalimit, Hema dha deklarime kontradiktore, ndërsa pretendoi se motoçikletën me të cilin u kap, e kishte blerë nga persona të tjerë, dhe mohoi të ishte i vjedhur. Rezulton i dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale, kryesisht të lidhura me pronën.
Motori i vjedhur nga Marjan Hema
Marjan Hema
Personi që shihni në foto është 48-vjeçari Marjan Hema, i arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës i akuzuar për vjedhje në seri, kryesisht automjete e motora. Ai akuzohet për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.
Komente
