Puna e ekspertëve amerikanë të atashuar në SPAK dhe GJKKO do të rinisë aty ku është lënë para 2 muajsh, me të njëjtin grup dhe më të njëjtat qëllime dhe objektiva. Ka qenë ky mesazhi i qartë dhe i drejtpërdrejtë i prokurorit nga SHBA që ka takuar të mërkurën thuajse të gjithë prokurorët e SPAK një për një.
Këtë të enjte, 27 mars, i njëjti grup ekspertësh i larguar rreth 60 ditë më parë rifilluan punën, duke konfirmuar edhe një herë se mbështetja amerikane për drejtësinë e re në Shqipëri nuk ndryshon, pavarësisht se kush është në krye të administratës së Uashingtonit. Reforma e thellë në drejtësi është bërë pikërisht në vitin 2016 kur në pushtet në SHBA ishte Donald Trump, ndërsa rikthimi është një tjetër goditje kundër propagandës së Partisë Demokratike, që pretendonte se SPAK, që Berisha e quan organizatë kriminale, tashmë ishte braktisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata amerikane tashmë e ka marrë vendimin për rikthim në pozicionet e mëparshme të një prokurori dhe ekspertëve të zbatimit të ligjit në SHBA (përfshirë FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri.
Mbështetja amerikane për Prokurorinë e Posaçme është shumë e rëndësishme pasi konsiston me infrastrukturë konkrete, logjistikë, trajnime e vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe në sistemin e menaxhimit të çështjeve. Rikthimi në SPAK dhe GJKKO i ekspertëve të OPDAT i jap rrugë edhe agjencive të tjera amerikane si ICITAP, DEA e FBI.
Ndërprerja e përkohshme e bashkëpunimit erdhi pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit amerikan, për pezullim të fondeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, përmes të gjitha agjencive të saj, sidomos USAID, me qëllim rishikimin dhe rishpërndarjen me transparencë.
Komente

E gjithe politika shqiptare, kur u larguan amerikanet, u ndje si minjte kur iken macja.Po tani qe macoku u kthye prape, ku do te futen?
PërgjigjuSala I fut dacken trampit ka frik usa nga sala papa trim mbi trimat sala
PërgjigjuApo e Rames. Se ai tha iken Amerikanet.
PërgjigjuMesazhet administrata e Tra(m)pit i dergon perdite hapur, me rrjete sociale ne te gjithe boten. Asgje e mire nuk mund te pritet prej tyre
Përgjigju