Ekonomi

Eksperti fiskal në komisionin e Ligjeve: TVSH-ja të shpërndahet në të gjitha hallkat, të bëhen ndryshime tërësore

8 Nëntor 2021, 11:23| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 11:25

  • Share

1636367102_Screenshot5.jpg

Agim Binaj kontabilist dhe ekspert fiskal, i ftuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, shprehet se TVSH-ja duhet të shpërndahet në të gjitha hallkat.

“Ajo që më ka shqetësuar është TVSH-ja. Ne TVSH e trajtojmë si një problem të shkëputur, por më jepni një eksperiencë në botë ku përjashtohen bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë. ose më jepni një eksperiencë që TVSH është kompensim. TVSH-ja duhet të shpërndahet në të gjitha hallkat. Si mund të paguhet TVSH-ja në doganë kur nuk është taksë doganore, ajo është taksë e tërthorët që i merret konsumatorit. Hiqni dorë nga përjashtimet se prishet cikli, nuk mund ta presësh TVSH-në deri në 10 milionë lekë, sepse është tatim mbi qarkullimin. Mund të bësh përjashtime tek shërbimet, por jo në qarkullimin e mallrave, me taton mua që në doganë pa e shitur mallin. Ne evazionin fiskal e kemi 45%, të paktën kjo është zyrtare por ka edhe të dhëna për 60%, po kush do na e luftoj ne këtë? Do e luftojë fatura fiskale ose fiskalizimi që e kemi lënë mes rrugës? Porsa i përket TVSH-në nuk duhet të kalojë ky ligj, ose duhet të bëhen ndryshime tërësore ose mos bëni eksperimente, pasi nuk garanton uljen e evazionit”, u shpreh në Komision Agim Binaj kontabilist dhe ekspert fiskal.

“Një nga arsyet pse po vjen kjo paketë fiskale është edhe presioni i madh që vjen nga FMN për TVSH, dhe keni të drejtë që TVSH të jetë sa më pak e copëzuar që të kontrollohet më mirë. Për fiskalizimin, synohet ulja e informaliteti. Jo pak herë ka ndodhur që faturat e biznesit kanë qenë fiktive, ajo që bën fiskalizimi është që një faturë nuk lëshohet nga një biznes nëse nuk ka lidhje me NIPT e biznesit tjetër”, shprehet kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi.


Lajmi kryesor:

Bizneset kundër paketës fiskale: Na godet, tërhiqeni! Agrobiznesi: Taksat për bujqësinë do rrisin importin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?