Ekonomi

Bizneset kundër paketës fiskale: Na godet, tërhiqeni! Agrobiznesi: Taksat për bujqësinë do rrisin importin

8 Nëntor 2021, 10:46| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 21:05

  • Share

TIRANË- Biznet prodhuese, agrobiznesi dhe fermerët i kërojnë qeverisë të tërheq paketën fiskale 2022 dhe të nisë konsultimet për ta rishikuar.

“Hartuesit projektbuxhetit dhe Paketës fiskale nuk kanë studiuar dhe nuk janë ballafaquar me sektorin privat, për të llogaritur edhe pasojat negative dhe dëmin qe i shkaktohet sektorit privat, veçanërisht sektorit prodhues nga reduktimi buxhetit dhe taksat, tatimet e tarifat shtesë që propozohen në Paketën fiskale”, thotë Agrobiznesi.

“Padyshim që ishte shumë surprizë për ne kjo paketë fiskale, kishim informacione jo formale që nuk do të kishte këtë vit një paketë fiskale. Duhet të diskutohej më parë me Këshillat e Biznesit pastaj të kalonte në Këshillin e Ministrave dhe më pas të kalonte në Kuvend”, shprehet biznesi prodhues.

“Kjo paketë fiskale është në nderin tuaj të tërhiqet dhe të punohet me grupet e interesit duke parë çdo fenomen dhe vështirësi ka biznesi dhe duke e analizuar në kuadër të procesit të Ballkanit të hapur”, thotë dhoma e tregtisë.

Heqja e kompensimit 6% të TVSH për fermerët, dhe vendosja e taksës 10% për inputet bujqësore, sipas bizneseve do rrisë importin e prodhimit të huaj.

“Nga 6% që ishte tani e çoni 0%, ne u kemi kërkuar të na jepni një shembull, më të mirin për ju dhe më të keqin për ne. Ne nuk kemi interes të blejmë tek prodhuesi shqiptar, unë ta blej me TVSH-në 0 dhe ta shes me 20% të mbyt produkti i Bosnjës dhe i Serbisë në Shqipëri. Më thoni ju ta blej unë me zero lëndën e parë dhe ta shes me 20% TVSH nuk ka shanse. Lënda e parë e jona zë 60% të kostos tonë të prodhimit. Duhet shtruar situata që mos të jetë vonë nesër”, pohon Edmond Gjata Kryetar i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit. 

“Aktualisht gjithë industria e prodhimit të qumështit është në një kolaps të plotë. Sot e marrim qumështin cilësor me 64 lekë, mos ta ngatërrojmë me qumështin që shesin fermerët individual. Ky çmim është 52 cent, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut është 33 cent, Serbi 31 cent në Kosovë 35 cent. Atëherë si do të konkurrojmë në rajon ne, çfarë agjende keni menduar për industrinë e përpunimit të qumështit? Aktualisht Bosnja, Maqedoni dhe Serbia kanë mbi 59% të importit të qumështit në Shqipëri. Deri para 3 vitesh kanë qenë 10-20%, pjesa tjetër është vende e BE”, shprehet Nikolin Jaka.

 

Edhe pse qeveria u tërhoq nga taksa 100 lekë për kilogram për qumështin pluhur, Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, thotë se do e kishin mbështetur nëse do takoheshin edhe produktet e importit që kanë bazë qumështin pluhur.

“Në mënyrë kategorike ne e kemi thënë jemi pro të vihet, por ti nuk mund të taksosh qumështin pluhur që është lëndë e parë, ndërkohë që do të lejosh të gjitha produktet me bazë qumështin pluhur që të futen pa taksë. Kujt i shërbejmë? Industrisë prodhuese apo lobingjeve të importit.  Ju e dini që djathi danez ka 70% të tregut shqiptar se shitet me 250 lekë kurse djathi i lopës që bëjmë ne, nuk bëhet me qumësht pluhur dhe yndyrë bimore bëhet vetëm me qumësht lope, dhie apo dele, dhe e kemi koston duke e llogaritur me 65 lekë herë 8 kile për një kilogram djathë bëje llogarinë vetë sesa shkon”, thotë Jaka.

Jaka tha se si pasojë e politikave të gabuara sot 88% e prodhimit të qumështit është në informaliteti të plotë, prandaj kërkuan 5% TVSH në shitje, 10 lekë për litër subvencionim direkt dhe rishikim të paketës fiskale në konsultim me biznesin.

Përpos këtyre kundërshtive industria përpunuese, prodhuese, e bimëve mjekësore dhe ajo e përpunimit të qumështit janë shprehur kundër taksimit të gazit me 6 lekë për litër apo akcizës për lëndët plastike, me argumentin se rëndojnë financiarisht biznesin.

Ora 11:27
Kreu i shoqatës së prodhuesve në Kuvend: S'kemi interes të blejmë në Shqipëri, por nga Serbia dhe Bosnja

Edmond Gjata Kryetar i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit, shprehet se TVSH-ja është deformuar dhe kjo është një dëm i madh.

“Deformimi i TVSH-së është strumbullari, duhet të marrim masa që të mos kemi largime nga zonat rurale. Nga 6% që ishte tani e çoni 0%, ne u kemi kërkuar të na jepni një shembull, më të mirin për ju dhe më të keqin për ne. Ne nuk kemi interes të blejmë tek prodhuesi shqiptar, unë ta blej me TVSH-në 0 dhe ta shes me 20% të mbyt produkti i Bosnjës dhe i Serbisë në Shqipëri. Më thoni ju ta blej unë me zero lëndën e parë dhe ta shes me 20% TVSH nuk ka shanse. Lënda e parë e jona zë 60% të kostos tonë të prodhimit. Duhet shtruar situata që mos të jetë vonë nesër. Ka rënë numri i fermave dhe i krerëve. Ne propozojmë një grup studimi, merrni një shembull një shtet të huaj dhe e vendosim. Thuhet do jepni subvencion si do e japësh, unë nuk kam interes ta;ja marrë qumështin me letra. Ai që sjell qumështin nga Serbia ai merr fitimin që atje. Po nuk u rregullua do të ketë një rënie drastike. Nuk ka 289 mijë krerë lopë joo është më pak se gjysma. Skema është problem kombëtar nuk është problem politik”, pohon Edmond Gjata Kryetar i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit.

Ora 11:23
Eksperti fiskal në komisionin e Ligjeve: TVSH-ja të shpërndahet në të gjitha hallkat, të bëhen ndryshime tërësore

1636367102_Screenshot5.jpg

Agim Binaj kontabilist dhe ekspert fiskal, i ftuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, shprehet se TVSH-ja duhet të shpërndahet në të gjitha hallkat.

“Ajo që më ka shqetësuar është TVSH-ja. Ne TVSH e trajtojmë si një problem të shkëputur, por më jepni një eksperiencë në botë ku përjashtohen bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë. ose më jepni një eksperiencë që TVSH është kompensim. TVSH-ja duhet të shpërndahet në të gjitha hallkat. Si mund të paguhet TVSH-ja në doganë kur nuk është taksë doganore, ajo është taksë e tërthorët që i merret konsumatorit. Hiqni dorë nga përjashtimet se prishet cikli, nuk mund ta presësh TVSH-në deri në 10 milionë lekë, sepse është tatim mbi qarkullimin. Mund të bësh përjashtime tek shërbimet, por jo në qarkullimin e mallrave, me taton mua që në doganë pa e shitur mallin. Ne evazionin fiskal e kemi 45%, të paktën kjo është zyrtare por ka edhe të dhëna për 60%, po kush do na e luftoj ne këtë? Do e luftojë fatura fiskale ose fiskalizimi që e kemi lënë mes rrugës? Porsa i përket TVSH-në nuk duhet të kalojë ky ligj, ose duhet të bëhen ndryshime tërësore ose mos bëni eksperimente, pasi nuk garanton uljen e evazionit”, u shpreh në Komision Agim Binaj kontabilist dhe ekspert fiskal.

“Një nga arsyet pse po vjen kjo paketë fiskale është edhe presioni i madh që vjen nga FMN për TVSH, dhe keni të drejtë që TVSH të jetë sa më pak e copëzuar që të kontrollohet më mirë. Për fiskalizimin, synohet ulja e informaliteti. Jo pak herë ka ndodhur që faturat e biznesit kanë qenë fiktive, ajo që bën fiskalizimi është që një faturë nuk lëshohet nga një biznes nëse nuk ka lidhje me NIPT e biznesit tjetër”, shprehet kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?