Edmond Gjata Kryetar i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit, shprehet se TVSH-ja është deformuar dhe kjo është një dëm i madh.
“Deformimi i TVSH-së është strumbullari, duhet të marrim masa që të mos kemi largime nga zonat rurale. Nga 6% që ishte tani e çoni 0%, ne u kemi kërkuar të na jepni një shembull, më të mirin për ju dhe më të keqin për ne. Ne nuk kemi interes të blejmë tek prodhuesi shqiptar, unë ta blej me TVSH-në 0 dhe ta shes me 20% të mbyt produkti i Bosnjës dhe i Serbisë në Shqipëri. Më thoni ju ta blej unë me zero lëndën e parë dhe ta shes me 20% TVSH nuk ka shanse. Lënda e parë e jona zë 60% të kostos tonë të prodhimit. Duhet shtruar situata që mos të jetë vonë nesër. Ka rënë numri i fermave dhe i krerëve. Ne propozojmë një grup studimi, merrni një shembull një shtet të huaj dhe e vendosim. Thuhet do jepni subvencion si do e japësh, unë nuk kam interes ta;ja marrë qumështin me letra. Ai që sjell qumështin nga Serbia ai merr fitimin që atje. Po nuk u rregullua do të ketë një rënie drastike. Nuk ka 289 mijë krerë lopë joo është më pak se gjysma. Skema është problem kombëtar nuk është problem politik”, pohon Edmond Gjata Kryetar i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit.
Lajmi kryesor:
Bizneset kundër paketës fiskale: Na godet, tërhiqeni! Agrobiznesi: Taksat për bujqësinë do rrisin importin
K.T./ReportTv.al