Eksperti i ekonomisë: Shqipëria të hedhë hapa që të shkojmë drejt zëvendësimit të Leku-t me Euro-n

25 Gusht 2023, 12:38| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 13:42

  • Share

Euro dhe dollari amerikan u forcuan ndjeshëm kundrejt lekut të enjten, 24 gusht 2023. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 109.08 lekë, ose 1.45 lekë më tepër se dje. Por eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, thotë se nuk sheh asnjë arsye që fenomeni i normalizimit të qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit të ndodhë. Në një intervistë për Report Tv, Preçi tha se rritja e turistëve nuk është se dikton vërtetë kursin e këmbimit, por e sheh të lidhur më kërkesë-ofertën.

‘Nuk shoh arsye që fenomeni i normalizimit, i qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit të ndodhë. Pandjeshmëria e qeverisë është e pafalshme. Në të njëjtën kohë duhet thënë se përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, mendoj se kanë qenë në drejtimin e duhur.   Në zhvillimet e ditëve të fundit duhet pranuar se ka edhe elementë spekulativë që lidhen me operatorë të fuqishëm ekonomikë dhe financiarë. Mungon transparenca e mjaftueshme. Si deklarimet e BSH-së se është një fenomen i përkohshëm dhe do të kalojë... janë të dështuara. Ndërkohë edhe deklarimet qeverisë se mbi çmimi i lekut po ndodh se po perfomon mirë ekonomia, këto janë broçkulla. Në këtë stinë ne konsumojmë produkte të vendit dhe ka më pak nevojë për importe. Turizmi ka rol dhe është kontributi në ekonomi, por shpenzimet që kryejnë të huajt, janë pakësuar në krahasim me vitin e mëparshëm, rritja e numrit nuk është se dikton vërtetë kursin e këmbimit. Unë nuk e shoh të lidhur me turizmin, por e shoh me atë që është thelbi i kapitalizmit kërkesë-oferta.’- tha Preçi.

Eksperti i ekonomisë propozon po ashtu se Shqipëria duhet të ndërtojë një skenë që çon në zëvendësimin e lekëve shqiptare me Euron në mënyrë të njëanshme.

‘Shqipëria duhet të ndërtojë një skenë që çon në zëvendësimin e lekëve shqiptarë me Euron në mënyrë të njënashme. Monedha nga njëra anë është simboli i shtetit, por ndryshon me dinamikën e kohës. Në të njëjtën kohë është tregues besimi, nëse sot në ekonomin shqiptare shumica e transaksioneve, shumica e çmimeve në pasurinë e paluajtshme bazohen në euro edhe trendi, është drejt kësaj monedhë. S’ka asnjë arsye pse mos të hidhen hapa që të shkohet drejt kësaj monedhe e afron dhe më shumë me BE-në.’- tha Preçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?