Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare, Marlind Laçi tha se Rusia po merr kohë që të 'gllabërojë' më shumë territore në Ukrainë. Ai deklaroi se SHBA duhet që ta ndalojë.
‘Trump shprehet qartë se nuk është çështja jonë që të merreni me në konflikt që është në dyert e Europës. Por është edhe e paqartë se si do ti jap zgjidhje këtij konflikti Trump. Sepse Rusia sa vjen edhe do më shumë që të marr territore. Putini krahasohet nga Stalini, por është më keq se Stalini sepse do të gllabërojë sa më shumë territore për të pasur një Rusi të madhe. Do jetë problem nëse Rusisë nuk i vendohet një frenim dhe të vetmit janë SHBA-të që mund ta bëjnë dhe nuk janë duke e bërë këtë gjë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
50 ditë kohë nga SHBA për marrëveshje, Gjoni: Mund të ketë negociata Rusi-Ukrainë! Tafani: Trump s’ka strategji! Qirjazi: Putini po përgatit një sulm të fuqishëm
S.B/r.k./ReportTv.al
