Ekspertiza për zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë! Si u përhapën flakët për shkak të materialit të fasadës! Temperatura në vatër arriti mbi 700 gradë

14 Tetor 2023, 17:38| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 18:08

  • Share

Ekspertiza e inxhinierëve të ndërtimit vërtetoi se materiali i fasadës u bë shkak për përhapjen e zjarrit në pallatin 10-katësh tek Nshrak-u më 14 shtator, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe duke e bërë godinën të rrezikshme për tu banuar. Flakët u përhapën në shkumën termoizoluese dhe u bënë shkak për kohëzgjatjen e zjarrit në rreth 100 minuta, duke arritur një temperaturë deri në 700 gradë, thuhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

 “Në ekspertizën e firmosur nga inxhinierët Olsi Nunaj, Mimoza Kola, Dhimitër Papa dhe Armeda Gramos, cilësohet se zjarri në godinën pas shpinës sime ka nisur në katet e papafingos, në katet 9 dhe 10, dhe më pas është përhapur në sipërfaqe të tjera, i favorizuar pikërisht nga kjo lëndë ndërtimi, shkumë poliuretanike, me veti të mita termoizoluese, por me bazë nafte dhe me fuqi të madhe kalorifike, duke e mbajtur zjarrin për një kohë më shumë se 90 minuta, çka e vështirësoi punën e zjarrfikësve”.

Edhe pse baza e strukturës është betoni, një material jo i djegshëm, ai i ka humbur vetitë mbrojtëse e mbajtëse për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe kohëzgjatjes më shumë se 45 minuta, kohë që materiali i betonit mund të përballojë. Ekspertët kanë vërejtur se nga nxehtësia e lartë dhe kohëzgjatja e madhe, betoni është shkërmoqur duke lejuar edhe shtresat e brendshme të dëmtohen.

“Çeliku ekspozohet negativisht ndaj zjarrit në temperatura mbi 700 gradë celsius dhe me kohëzgjatje 15-45 minuta, duke humbur rreth 25% të aftësisë mbajtëse”, thuhet në raport.

Më 14 tetor, një muaj pas zjarrit, në pallatin e boshatisur janë vendosur skelat për të bërë restaurimin e pjesës së dëmtuar nga flakët.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ekspertiza

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tornitori: 14/10/2023 18:44

    ti gezoni apartamentet qe ju shesin lloj lloj sharlatanesh atje ne alb.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?