DOKUMENTI/ Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Report Tv zbardh ekspertizën, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, flakët i dëmtuan edhe kolonat! Të restaurohet (FOTO)

13 Tetor 2023, 21:09| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 22:59

  • Share

Instituti i Ndërtimit ka dalë në përfundimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin 10-katësh që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë më 14 shtator, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona dhe jo vetëm në fasadë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t'i nënshtrohet restaurimit.

"Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërise për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të
parashikuara. Demtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit "domino". Struktura duhet t'i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturore, trare, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar per objektin' perkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të Date 14.09.2023. Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme", thuhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

Zjarri shkrumboi 4 apartamente, dëmtoi 12 të tjerë dhe shkrumboi fasadën e pallatit 10 katësh, ndërsa Policia e ka referuar në prokurori dosjen penale si ngjarje aksidentale. Flakët u shfaqën fillimisht në katin e 9, në anën jugore të ndërtesës, por për shkak të materialit lehtësisht të djegshëm të fasadës, në pak minuta zjarri u përhap në fasadën veriore, duke përfunduar në katin e 6-të, aty ku u shkrumbuan plotësisht disa apartamente. Ekspertiza paraprake e pa shkakun e zjarrit tek një kondicioner në katin e nëntë të pallatit 10- katësh, në një apartament me verandë të madhe, në pronësi të një mjeku kardiolog.

Sistemi kundër zjarrit në pallatin 10-katësh të ndërtuar në vitin 2021 nga Tanush Mëhillaj, rezultoi jo funksional pas uljes së automatit të godinës, pasi nuk kishte rrjet të pavarur për furnizimin me energji elektrike. Kjo do të kishte lehtësuar punën e forcave zjarrfikëse për tu furnizuar të paktën me ujë. 

Ndërkaq përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit, sipas ekspertizës është "transmetuar kryesisht nëpërmjet fasadës së objektit, e tipit "fasadë e ventiluar" favorizuar nga materiali ndertimor shkumë poliuretanike me veti të mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike të madhe. Zjarri në këtë material është i vështirë të shuhet për shkak të fuqisë së madhe kalorifike dhe të oksigjenit të transmetuar nga struktura e fasadës së ventiluar". Krahas dëmeve të mëdha banorëve do t'u duhet shumë kohë për t'u futur në shtëpitë e tyre pasi pallati do të duhet t'i nënshtrohet restaurimit. 

 

 

(Kliko këtu për të lexuar ekspertizën e plotë)

 

Ora 22:46
Tiranë/ Ekspertët: Materiali ndërtimor në pallatin 10-katësh me bazë nafte dhe me fuqi kalorifike të madhe, vështirë të shuhet! Dëme serioze nga flakët

1697230153_zjarr3.jpg

Përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit 10 katësh në zonën e ish-parkut në Tiranë, sipas ekspertëve është favorizuar nga materiali ndertimor shkume poliuretanike me veti te mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike te madhe. Ekspertiza thotë se dëmet  nga zjarri janë serioze dhe se flakët kanë nisur në papafingo ose në katet 9 dhe 10.

“1. Ndërtesa godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 10 kat mbi tokë me 2 kat parkim nëntokë në favor të shoqerisë ndërtimore dhe investitore TBM CONSTRUCTION 2016 ka pësuar dëmtime serioze nga zjarri i datës 14 shtator 2023, (data 14.09.2023, rreth ores 14.35 PM-kohezgjatja 90-100 minutes).

2. Nga rënia dhe veprimtaria e këtij zjarri ka patur veëm dëmtime materiale dhe për fat të mirë nuk ka patur dëmtime në njerëz. Sikurse tregohet qartë edhe nga pamjet fotografike zjarri ka filluar në katet papafingo ose në katët 9 dhe 10, referuar kuotave teknike +29.73m, (Veranda e zvogëlimit të kateve), +33.20 m (soleta ndermjetme e kateve papafingo) dhe +36.67 m (taraca e ndërtesës). Zjarri është transmetuar kryesisht nëpërmjet fasadës së objektit, e tipit "fasadë e ventiluar" favorizuar nga materiali ndërtimor shkumë poliuretanike me veti të mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike të madhe. Zjarri në këtë material është e vështirë të shuhet për shkak të fuqisë së madhe kalorifike dhe të oksigjenit të transmetuar nga struktura e fasadës së ventiluar”, thuhet në ekspertizën e siguruar nga Report Tv.

 

Ora 22:04
Ekspertiza për zjarrin te pallati 10-katësh në Tiranë: Plasaritjet, më shumë se 30 mm në thellësinë e strukturës

Në rezultatet e ekspertizës së bërë për djegien e pallatit 10 katësh në Tiranë, nënvizohet se dëmet më të mëdha janë në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit. Plasaritjet shtrihen me shume se 30 mm ne thellësine e strukturës së betonit.

Pjesë nga ekspertiza

Shpertimi/explodimi i Betonit (Degradimi)

Një nga fenomenet më komplekse te verejtura ne ndertese dhe për rrjedhojë me me teper ndikim në sjelljen dhe në reagimin e betonit te struktures ndaj temperaturave të larta te zjarrit është fenomeni i 'shperthimit ose eksplodimit per shkak te temperaturave te shkaktura prej zjarrit te zgjatur ne kohe. Ky proces shpesh ndodh vetëm në temperatura të larta, megjithatë është vërejtur gjithashtu ne zonat dhe ne fazat e hershme të zjarrit. Ky fenomen eshte vene re ne te gjithe elementet struikturore si kolona, trare dhe soletat me mbushje te lehtesuar. Shkalla e shperthimit dhe plasjes se elementeve eshte e rëndë, ndarja dhe copëtimi betonit do të ketë një efekt të dëmshëm ne aftesine mbajtese te strukturave te betonit te armuar, për shkak të nxehjes së shtuar të çelikut te armimit. Ky fenomen ka avancuar sipas dukurise domino nga shtresa mbrojtese e elementit ne masivin e betonit ne brendesi te tij. Shperthimi dhe explodimi i betonit ne shume raste ka eliminuar plotesisht shtresen mbrojtese te betonit duke ekspozuar keshtu te gjitha shufrat e armatures gjatesore dhe terthore te elementeve, në temperatura te larta, duke çuar në nje ulje të aftesise mbajtese dhe te forces rezistente të çelikut dhe rrjedhimisht në një përkeqësim te konsiderueshem të vetive mekanike të elementeve strukturore partiale ne vecanti dhe te gjithe strukturës në tërësi. Shperthimi lokal i betonit ka ardhur si rezultat i rritjes se presionit te avullit ne poret e brendshme te elementit dhe nga pamundesia e daljen normale te ketij avulli.

Zvogeli i Prerjes Terthore te Elementeve Strukturore

Një tjetër dukuri e rëndësishme, qe eshte vene re ne ndertese, eshte dukuria e zvogelimit te prerjes terthore efektive te elementeve strukiturore duke zvogeluar drejtperdrejt aftesine mbajtese te ketyre elementeve, dhe duke rritur sforcimet efektive në prerjen terthore te mbetur të betonit. Kjo mund të jetë e rëndësishme, pasi shkaterrimi i elementit mund të shfaqet në temperatura relativisht të ulëta, përpara se të shfaqet apo te ketë edhe ndonjë efekt tjetër negativ si rritje te uljeve nga ngarkesa, zhvillim te plasjeve ne brendesi te elementit deri ne forme terthore te tij, në rezistencën e betonit. Betoni i perdorur ne keta elemente, konform projektit strukturor eshte beton normal. Kjo gje ka rritur mundesine e demtimit te betonit dhe reduktimit te aftesise mbajtese.

Plasaritje

Ne te gjithe elementet e ekspozuar ndaj zjarrit jane vene re plasaritje te shumta ne betonin e mbetur pas explodimit te cilat jane shkaktuar nga I njejti mekarzem dhe porocesi domino. Dukuria eshte shkaktuar nga fenomene te ngjashme me ato që gjenerojnë copëtim. Zgjerimi termik dhe dehidratimi i betonit për shkak të ngrohjes se tejzgjatur kane mundur të çojnë në formimin e çarjeve dhe plasjeve në beton (edhe ne elemente te tjera, muraturee, suva, pllaka, gipse etj). Këto çarje ne vijim kane mundur të ofrojnë "rruge" për ngrohjen deri ne nxehjen e drejtpërdrejtë të shufrave të armatures gjatesore apo terthore te celikut, duke shkaktuar bymimin e armatures, rritjen e sforcimeve termike dhe shtim të mëtejshme te plasaritjeve. Në rrethana të caktuara, besojme se keto çarjet mund të kene ofrojnë "rruge ose shtigje për transmetimin dhe përhapjen e zjarrit nga jashte Brenda dhe midis ndarjeve fqinje. Bazuar ne faktin se thellësia e depërtimit te plasjeve lidhet drejtperdrejt me temperaturën e zjarrit, e cila eshte vleresuar ne funksion te pozicioneve 660-900 grade Celsius, eshte konstatuar gjithashtu se në përgjithësi plasaritjet shtrihen mjaft thellë në elementet e betonit

Demet me te mëdha jane kufizuan dhe perqendruar në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit, por natyra e plasaritjes dhe çngjyrosjes se betonit tregoi se temperature e betoni rreth armatures se celikut arrinte ne 700°C. Plasaritjet që shtrihen me shume se 30 mm ne thellesine e struktures beton arme i atribuohen nje cikli me të shkurter ekspozimi apo ndoshta edhe për shkak të shuarjes së zjarrit ne momentet perpara avancimit te tyre.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rregulli: 14/10/2023 15:37

    Nese do funkdiononte shteti i se drejtes tani duhet te ishin ne burg, ndertuesi, projektuesi dhe ata qe e kane kualiduar duke i dhene lejen per shfrytezim. Si gjithmone nuk i prek njeri.

    Përgjigju
  • Ar Tase: 14/10/2023 09:33

    Dhe sa pallat i bukur dukej nga jasht, bobo i njejti material qe esht perdor te Arlis dhe cmimi 2000 m2 , tmerr me tui shkatrru puna nje jete ne cast

    Përgjigju
    • Lejet e ndërtimit: 14/10/2023 09:44

      Po shteti me këto mbahet. Po mos kishte mashtrime shteti do falimentonte

  • 2500m2: 14/10/2023 09:04

    Ku iku vlera? U be tym.

    Përgjigju
  • sapa: 14/10/2023 09:01

    Ja pra ky eshte i asshtuquajturi shtet i Albanistanit modern qe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje asgje!

    Përgjigju
  • Scutari: 13/10/2023 21:32

    T'a kishin ndërtuar më mirë prej druri, se edhe mund të fikej më kollaj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?