Përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit 10 katësh në zonën e ish-parkut në Tiranë, sipas ekspertëve është favorizuar nga materiali ndertimor shkume poliuretanike me veti te mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike te madhe. Ekspertiza thotë se dëmet nga zjarri janë serioze dhe se flakët kanë nisur në papafingo ose në katet 9 dhe 10.
“1. Ndërtesa godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 10 kat mbi tokë me 2 kat parkim nëntokë në favor të shoqerisë ndërtimore dhe investitore TBM CONSTRUCTION 2016 ka pësuar dëmtime serioze nga zjarri i datës 14 shtator 2023, (data 14.09.2023, rreth ores 14.35 PM-kohezgjatja 90-100 minutes).
2. Nga rënia dhe veprimtaria e këtij zjarri ka patur veëm dëmtime materiale dhe për fat të mirë nuk ka patur dëmtime në njerëz. Sikurse tregohet qartë edhe nga pamjet fotografike zjarri ka filluar në katet papafingo ose në katët 9 dhe 10, referuar kuotave teknike +29.73m, (Veranda e zvogëlimit të kateve), +33.20 m (soleta ndermjetme e kateve papafingo) dhe +36.67 m (taraca e ndërtesës). Zjarri është transmetuar kryesisht nëpërmjet fasadës së objektit, e tipit "fasadë e ventiluar" favorizuar nga materiali ndërtimor shkumë poliuretanike me veti të mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike të madhe. Zjarri në këtë material është e vështirë të shuhet për shkak të fuqisë së madhe kalorifike dhe të oksigjenit të transmetuar nga struktura e fasadës së ventiluar”, thuhet në ekspertizën e siguruar nga Report Tv.
Lajmi kryesor:
DOKUMENTI/ Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Report Tv zbardh ekspertizën, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, flakët i dëmtuan edhe kolonat! Të restaurohet (FOTO)
B.K/ReportTv.al