Ekspertiza për zjarrin te pallati 10-katësh në Tiranë: Plasaritjet, më shumë se 30 mm në thellësinë e strukturës

13 Tetor 2023, 22:04| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 22:10

  • Share

Në rezultatet e ekspertizës së bërë për djegien e pallatit 10 katësh në Tiranë, nënvizohet se dëmet më të mëdha janë në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit. Plasaritjet shtrihen me shume se 30 mm ne thellësine e strukturës së betonit.

Pjesë nga ekspertiza

Shpertimi/explodimi i Betonit (Degradimi)

Një nga fenomenet më komplekse te verejtura ne ndertese dhe për rrjedhojë me me teper ndikim në sjelljen dhe në reagimin e betonit te struktures ndaj temperaturave të larta te zjarrit është fenomeni i 'shperthimit ose eksplodimit per shkak te temperaturave te shkaktura prej zjarrit te zgjatur ne kohe. Ky proces shpesh ndodh vetëm në temperatura të larta, megjithatë është vërejtur gjithashtu ne zonat dhe ne fazat e hershme të zjarrit. Ky fenomen eshte vene re ne te gjithe elementet struikturore si kolona, trare dhe soletat me mbushje te lehtesuar. Shkalla e shperthimit dhe plasjes se elementeve eshte e rëndë, ndarja dhe copëtimi betonit do të ketë një efekt të dëmshëm ne aftesine mbajtese te strukturave te betonit te armuar, për shkak të nxehjes së shtuar të çelikut te armimit. Ky fenomen ka avancuar sipas dukurise domino nga shtresa mbrojtese e elementit ne masivin e betonit ne brendesi te tij. Shperthimi dhe explodimi i betonit ne shume raste ka eliminuar plotesisht shtresen mbrojtese te betonit duke ekspozuar keshtu te gjitha shufrat e armatures gjatesore dhe terthore te elementeve, në temperatura te larta, duke çuar në nje ulje të aftesise mbajtese dhe te forces rezistente të çelikut dhe rrjedhimisht në një përkeqësim te konsiderueshem të vetive mekanike të elementeve strukturore partiale ne vecanti dhe te gjithe strukturës në tërësi. Shperthimi lokal i betonit ka ardhur si rezultat i rritjes se presionit te avullit ne poret e brendshme te elementit dhe nga pamundesia e daljen normale te ketij avulli.

Zvogeli i Prerjes Terthore te Elementeve Strukturore

Një tjetër dukuri e rëndësishme, qe eshte vene re ne ndertese, eshte dukuria e zvogelimit te prerjes terthore efektive te elementeve strukiturore duke zvogeluar drejtperdrejt aftesine mbajtese te ketyre elementeve, dhe duke rritur sforcimet efektive në prerjen terthore te mbetur të betonit. Kjo mund të jetë e rëndësishme, pasi shkaterrimi i elementit mund të shfaqet në temperatura relativisht të ulëta, përpara se të shfaqet apo te ketë edhe ndonjë efekt tjetër negativ si rritje te uljeve nga ngarkesa, zhvillim te plasjeve ne brendesi te elementit deri ne forme terthore te tij, në rezistencën e betonit. Betoni i perdorur ne keta elemente, konform projektit strukturor eshte beton normal. Kjo gje ka rritur mundesine e demtimit te betonit dhe reduktimit te aftesise mbajtese.

Plasaritje

Ne te gjithe elementet e ekspozuar ndaj zjarrit jane vene re plasaritje te shumta ne betonin e mbetur pas explodimit te cilat jane shkaktuar nga I njejti mekarzem dhe porocesi domino. Dukuria eshte shkaktuar nga fenomene te ngjashme me ato që gjenerojnë copëtim. Zgjerimi termik dhe dehidratimi i betonit për shkak të ngrohjes se tejzgjatur kane mundur të çojnë në formimin e çarjeve dhe plasjeve në beton (edhe ne elemente te tjera, muraturee, suva, pllaka, gipse etj). Këto çarje ne vijim kane mundur të ofrojnë "rruge" për ngrohjen deri ne nxehjen e drejtpërdrejtë të shufrave të armatures gjatesore apo terthore te celikut, duke shkaktuar bymimin e armatures, rritjen e sforcimeve termike dhe shtim të mëtejshme te plasaritjeve. Në rrethana të caktuara, besojme se keto çarjet mund të kene ofrojnë "rruge ose shtigje për transmetimin dhe përhapjen e zjarrit nga jashte Brenda dhe midis ndarjeve fqinje. Bazuar ne faktin se thellësia e depërtimit te plasjeve lidhet drejtperdrejt me temperaturën e zjarrit, e cila eshte vleresuar ne funksion te pozicioneve 660-900 grade Celsius, eshte konstatuar gjithashtu se në përgjithësi plasaritjet shtrihen mjaft thellë në elementet e betonit

Demet me te mëdha jane kufizuan dhe perqendruar në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit, por natyra e plasaritjes dhe çngjyrosjes se betonit tregoi se temperature e betoni rreth armatures se celikut arrinte ne 700°C. Plasaritjet që shtrihen me shume se 30 mm ne thellesine e struktures beton arme i atribuohen nje cikli me të shkurter ekspozimi apo ndoshta edhe për shkak të shuarjes së zjarrit ne momentet perpara avancimit te tyre.


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Report Tv zbardh ekspertizën, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, flakët i dëmtuan edhe kolonat! Të restaurohet (FOTO)


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?