Policia jep informacion lidhur me eksplozivin e ndodhur në pjesën e pasme të godinës që dikur ka qenë magazinë grumbullimi në Mamurras.
“Në lagjen "Drita", në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur“ informoi policia e Lezhës
Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Lajmi kryesor:
I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, lënda plasëse u vu gjatë natës
S.G/ReportTv.al