DURRËS- Kanë mjaftuar vetëm 24 orë për të identifikuar autorin që dyshohet se vuri dje eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka në qytetin e Durrësit në lagjen nr.4. Mbrëmjen e kësaj të marte është arrestuar 34-vjeçari Arlen Hasanaj. Report Tv mëson se Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.
Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç gazetari i Report Tv Aldo Mustafa mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan një ditë më parë për kontroll në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur. Pikërisht ka dyshime se ky klient i pakënaqur mund të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.
I riu u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. 34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Shtetit, e ndërsa sipas gazetarit Arsen Rusta, uniformat blu thonë se kanë të gjitha provat që e inkriminojnë Hasanajn, si autor i kësaj ngjarjeje.
Report Tv solli më herët të gjithë videon e plotë, ku referuar pamjeve duket se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:03. I riu, të cilin dyshimet e Policisë janë se është Arlen Hasanaj, vjen me makinë, del dhe afrohet me qetësi dhe ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse tritol, sasia e vogël as 100 gram, dhe më pas e hedh te porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse, i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodhi edhe shpërthimi. Askush nga familja e Dukës nuk ka dalë, ndërkohë që në video duket një grua përballë që del nga shtëpia dhe më pas brenda pak sekondave vjen policia.
FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme dhe tentativës së tij për të marrë një mandat të 6-të duke manipuluar zgjedhjet. E përballë këtyre tentativave është Bashkia e Tiranës, e cila e ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e kryeqytet. Duka e ka lidhur këtë ngjarje me këtë situatë, ku ka thënë se është kërcënuar me jetë nëse nuk le postin, e ndërsa PS-ja ka kërkuar që kjo ngjarje të mos politizohet.
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)
Report TV ka siguruar fotot e 34-vjeçarit, Arlen Hasanaj i cili dyshohet se vendosi eksplozivin në shtëpinë e Armand Dukës.
Në foton e siguruar, Hasanaj paraqitet i veshur me xhup siç u fiksua nga kamerat për t'iu treguar dëshimtarëve, një foto pas momentit të arrestimit.
Te gjitha provat kur u vra Jurgeni ai qe vrau babane. Sot i gjithe grupi i patosarakeve eshte i lire dhe kryesori qe e ekzekutoi Bane doli i pafajshem. Ku vajten provat, filmimet sms ne celular? Vrasje te tjera plot ne shkoder, tirane me autore te arestuar dhe qe policia del ne Tv duke thene e kemi provuar me fakte. Fakti lirohen pas pak muajsh. Nuk dime cfare te besojme. Gjithesesi nese vertetohet ne gjykate si fajtor atehere duhet denuar per Akt Terrorist pervec akuzave te tjera, pavaresisht kush eshte Duka.
PërgjigjuPra Duka gati mori ate qe kerkonte. Keshtu eshte kur ben nje jete te bazuar ne mashtrime,hile e krime.
PërgjigjuKam qene shume vite menaxher i shitjes se ushqimit blegotral dhe se njoh fare kete. Sajese me duket
Përgjigju