Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për ekstradimin e Behar Bajrit. Sipas Ballës, rezultate të tjera si ky do të vijojnë.
‘Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shtetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë.’- shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
VIDEO nga momenti i ekstradimit! I shumëkërkuari Behar Bajri mbërrin nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’
M.Q./ReportTv.al