TIRANË- I shumëkërkuari Behar Bajri është ekstraduar nga Franca në Shqipëri. Nën masa të rrepta sigurie, Behar Bajri mbërriti mëngjesin e sotëm (16 nëntor) në aeroportin e Rinasit. Ai ishte në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’.
Bajri, 43 vjeç, duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur tokën shqiptare. Shkak u bënë arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion me pasagjerë civilë, ndërsa është sjellë nga Parisi në Tiranë me një fluturim charter. Behar Bajri, kishte kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021, por kërkesa e tij është refuzuar.
"43-vjeçari i ekstraduar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të kryejnë dënimin, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar: Behar Bajri 43 vjeç, banues në Shkodër", njofton policia.
Ekstradimi është përshëndetur edhe nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
"Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit Behar Bajri, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë", shkruan Balla.
Pas ekstradimit, Bajri do të njihet me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë 'arrest me burg', të marrë në mungesë për 5 vepra penale, mes të cilave vrasje me pagesë, grup kriminal. Ai u arrestua më 4 shtator në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Autoritetet franceze disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit nga këta, asnjë i ekzekutuar.
Biznesmeni i dosjes Metamorfoza Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka porositur Bajrin të vrasë Kleanth Musabelliun, por sipas përgjimeve, Behar Bajri bisedoi me Ervis Martinajn, bosin e zhdukur të lojërave të fatit, dhe ndërruan objektivët. Bajri vrau Gjin Boriçin në Vau Dejës ndërsa Martinaj dështoi të ekzekutojë Kleanth Musabelliun, pasi shënjestra kuptoi planin. Në dosjen voluminoze janë të përfshirë edhe ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita, i njëjti që i dha liri Behar Bajrit në 2019-ën.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Bajrit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për ekstradimin e Behar Bajrit. Sipas Ballës, rezultate të tjera si ky do të vijojnë.
‘Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shtetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë.’- shkruan Balla.
Behar Bajri ka mbërritur në Rinas. Ai është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Franca dhe ka mbërritur në aeroport me një fluturim charter.
Siç shihet edhe në këto pamje, Bajri është ekstraduar nën masa të rrpeta sigurie.
Bajri duhet të sillej nga Franca ne Shqipëri mbrëmjen e djeshme por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur token shqiptare. Shkak u bene arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion me pasagjerë civile ndërsa mëngjesin e sotëm ai është sjelle nga Parisi në Tiranë me një fluturim charter.
Familja Bajri ka historik mbrapa sa te doni. Per mendimin tem ka me dal se skan me ju njoft si prova! E kur te dalin tan ato sms e ato muhabe qe si ka mbaru hala ka me i kry! Jan kunder tan shkodres edhe nuk ju rruhet hiq
PërgjigjuDuhet disifektuar avioni dhe lene dyert hapur ca dite qe te iki era e ketij pisi ordiner
PërgjigjuTani e ka rradhen Denis Vaso, ne angli eshte, ju garantoj se Denisi di behet i penduar i drejtesise sepse kush e njeh mire e di se cfare trimi eshte.
Përgjigjuke shume te drejte , nuredin dumani 2 ka me u ba !
Kush eshte kryetari i fisit Bajri ?
Përgjigjuenver bajri eshte nderi ships dhe respekti i shoqnis ky behari eshte me kartele kot se kan mbyll ne psikjatri!
Enveri nuk ka lidhje me asni intrig te fisit bajri behari asht ma moter... ma i pabesi kurse enveri sju bjen nqaf njerzve rrin npun tvet thjesht ka marr gjakun e kushrinit te vram ne 2000 nga vid shega
enveri ha buk vec! ky safeti dhe ilir vec sherr dun dhe mall
Enver bajri i vllaj beharit djal zotni e djal i beses asht krytari bajrajve
Nese nuk izolohet ne 41 bis kot qe e sollet kermen gjakatare. Si i tha atij Pellumb Gjokes? Du me e vra me te bo nder. I perjetshem dhe 41 bis se ky me tmerr ka izolimin sesa vdekjen.
PërgjigjuUrojme te jete cdo gje ne vendin e vet, por problemi eshte po ka fakte Kto dalin dhe behen me te tmerrshem dhe do marrin me shume ne qafe Sidomos pas hapjes te mesazheve qe u mor vesh sa kane vr Dhe si i kane vra, por gjykata do fakte dhe prova Ndryshe do na dalin te pafajshem kto dhe hajde mbaji se do ju duket vetja te pa kapshem ..
PërgjigjuNje plehre u hoq nga Franca. Nje Kanibal, hajdut, barbar, kriminel i nje familje te degjeneruar shkodrane qe vetem terror dhe plaçkitje kane bere qe ne vitet 80-te, u fut sot ne Shqiperi. Pra, taksapaguesit do i blejne ushqimin kesaj plehre.
PërgjigjuHija e Fabioles se shkret te njekt gjith jeten ne qeli
PërgjigjuHija e saj e haku shum tjerave qe ka marr ne qaf
si tha ai kur je shkodran i ban tana
PërgjigjuTani te bej burg per gjitb jeten ...po nuk u be i penduar se kush pendohet i pari ja hudh me 20-25 vjet
PërgjigjuE hengri te perjetshmin ky, iku nga qarkullimi. Shok me Zani Caushin, Gaxhain, Jaho Salihin qe jane harruar tashme.
PërgjigjuGjynah si tha ajo marinela nga elbasani i kan fut gjith cunat e hajrit ne burg mjer femrat e shkreta me kte brez peder qe ka ardh ahahahahah