Behar Bajri ka mbërritur në Rinas. Ai është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Franca dhe ka mbërritur në aeroport me një fluturim charter.
Siç shihet edhe në këto pamje, Bajri është ekstraduar nën masa të rrpeta sigurie.
Bajri duhet të sillej nga Franca ne Shqipëri mbrëmjen e djeshme por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur token shqiptare. Shkak u bene arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion me pasagjerë civile ndërsa mëngjesin e sotëm ai është sjelle nga Parisi në Tiranë me një fluturim charter.
Lajmi kryesor:
VIDEO nga momenti i ekstradimit! I shumëkërkuari Behar Bajri mbërrin nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’
SI.E.//ReportTv.al