Është ekstraduar nga Italia në drejtim të Shqipërisë, Gentjan Dautaj alias (Zoto), personi që akuzohet nga prokuroria e Vlorës se në datën 10 maj 2019, së bashku me disa persona të tjerë, kanë dashur të vrasin Inez Hajrullan në kompleksin “Oslo”.
Ekestradimi i Dautaj është kryer për llogari të një dosje penale që prokuroria ka hapur kundër tij, në të cilën Dautaj akuzohet për “Vrasje në paramendim” mbetur në tentativë. Dautaj u arrestua në Itali së bashku me bashkëautorin në krim, Igli Memajn.
Por teksa ky i fundit u ekstradua shumë shpejt në Shqipëri, ekstradimi i Gentian Dautaj, u vonua për shkak se ai duhet të përfundonte në Itali një dënim prej 1.8 vite burgim për vjedhje me armë, të marë nga gjykata e Arrezos.
Atentati në kompleksin “Oslo” ku u synua të vritej Inez Hajrulla, sipas prokurorisë vjen si pasojë e përplasjeve mes grupimeve në Vlorë dhe kjo ngjarje, për policinë dhe prokurorinë ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani “Çipuri”.
Por në këtë ngjarje mbetën të vdekur kunati i “Çipurit” Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj, të cilët u bënë shoshë nga plumbat. Vetë “Çipuri” në këtë ngjarje mbeti i plagosur lehtë dhe më pas u arrestua nga policia, për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve”.
Ndërkohë momentalisht në burg për atentatin e Inez Hajrulla, janë 5 persona. Sipas policisë, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona dhe ata janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dautaj, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.
Momentalisht Dejvision Serjani dhe Ardjan Ahmeti, janë liruar nga qelia dhe po hetohen në gjëndje të lirë, ndërsa Fatmir Hyseni, vijon të jetë në kërkim.
inez hajrulla eshte çam i keq
PërgjigjuInes vetem keta nente veta i mori perpara ines hajrulla iken nent burra me vrap si lepuj..haha
PërgjigjuKush esht Ines hajrulla. Kaq i forte esht qe iken nent burra prej atij. Esht i forti vlores apo esht i forte se ka fis te madh dhe njerez ne vlore
Po fix trim i madh Ines mbëshihet si mi muti.
po se di ti çami na çami ka frik jo na te tjere