Vlorë, plumb në kokë 23 vjeçarit në ballkon, po pinte cigare! Dyshohet se u ekzekutua me snajper, qitja u bë nga 'BMW'! 2 persona ndihmuan autorin të largohej

8 Janar, 07:02| Përditesimi: 9 Janar, 11:04

  • Share

VLORË- Një plumb në kokë i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit 2024, teksa ishte në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri' në Vlorë.

I riu, sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte dalë të pinte cigare në ballkon kur dyshohet se u qëllua me snajper, një ekzekutim i tipit mafioz të cilit nuk i mbijetoi dot.  

Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili thonë se ekzekutori dyshohet se ka qenë një person, i cili më pas është ndihmuar nga 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, sapo i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.

Nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por ekzekutori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 14 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen.

Ndërkohë, pesë minuta pas ekzekutimit, në lagjen 24 ‘Maji’ është djegur dhe automjeti që policia thotë se dyshohet se është përdorur nga autorët. Burimet thonë se deri më tani nuk është gjetur ende arma e krimit. Ndërsa mjeti rezulton me targë të dubluar me në Kamzë të Tiranës. Dyshohet se qitja me snajper është bërë nga sedilja e pasme e automjetit tip "BMW".

Një nga pistat e hetimit për vrasjen është hakmarrja, por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.

Kush është Gëzim Sinomati?
Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gramë lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

Ora 17:54
Ekzekutimi i 23 vjeçarit në Vlorë, dyshohet se qitja me snajper u bë nga sedilja e pasme e makinës ‘BMW’

1704723193_gzimsinomati.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i 23 vjeçarit Gëzim Sinomati mbrëmjen e djeshme në lagjen "Hajro Çakërri" të Vlorës. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip "BMW" që më pas u gjet e djegur në dalje të qytetit. Gjatë kontrolleve, në makinë është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip 'snajper', por ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të dyshuar. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?