3 viktimat, vendi i ngjarjes dhe makina

Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)

17 Gusht 2022, 18:40| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 18:47

  • Share

Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj u ekzekutuan mesditën e 17 korrikut 2021 nga 4 persona që i erdhën përballë me një makinë Wolksvagen Passat, ngjyrë blu, e cila së fundmi është identifikuar edhe nga pamjet e sigurisë. Kujtojmë se brenda makinës, e gjetur më pas e shkrumbuar, u gjetën 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë. Targa e mjetit rezulton e vjedhur nga një makinë në Kosovë.  Sipas mediave makinës i është fshirë numri i shasisë, duke bërë shumë të vështirë identifikimin e pronarit të automjetit.

1660754519_cbbe6ef921a3464691c1d35077bf65fb001.jpg

Automjeti i përdorur nga autorët, i zbuluar nga policia

Atentati me tre viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës i riktheu hetuesit në ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi në Laç në datën 1 nëntor të vitit të kaluar, në përpjekje të zbardhjes së të vërtetës. Vrasja e 60-vjeçarit ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet e policisë kanë qenë për përfshirje të Brilant Martinajt, njërit prej tre viktimave të Fushë Krujës, që nuk u provuan asnjëherë. Hetuesit shkojnë edhe më tej në analizë të konflikteve. Sipas tyre, Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur dhe për këtë arsye ish-polici është vrarë.

Duke lidhur këto konflikte të së shkuarës mes grupeve kriminale, u hodhën dyshime se Brilant Martinaj ishte pjesëmarrës në vrasjen e Reçit. Për këtë ngjarje, vetëm tetë sekonda iu deshën atentatorëve për të eliminuar ish-policin Reçi.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Kjo ngjarje vijon të frikësojë. Jo më larg se sot një ngjarje kriminale, që siç duket nga rrethanat e organizimit dyshohet për një vrasje apo atentat, është parandaluar nga policia e Lezhës në Kune në Shëngjin. Në pranga ka rënë 28-vjeçari, Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për efektivët, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, sepse ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Sherrniku njihet si 'ushtar' i Martinajt. Ndërsa vetë Martinaj prej 10 ditësh është denoncuar i zhukur nga familjarët e tij. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Audi: 18/08/2022 07:42

    Po ata vëllezërit Hato, ushtarë të Visit, ku e kanë fshehur bythën se filluan të bëjnë si të fortë dhe të bëjnë atentate në Shkodër?!!

    Përgjigju
    • Haha: 19/08/2022 15:18

      Ushtar se ato pabuksa jan me makina te enverit dalin e sjellen

    • O haha: 18/08/2022 21:47

      Jan ushtar te bajrave ato apo jane shoke e jane te barabarte?

    • Haha: 18/08/2022 20:11

      Ushtar te Behar bajrit jan te dy ne dobrac i ke nuk jan larg

  • Posht ushtaret: 17/08/2022 23:03

    Te mjeret ushtare te te forteve . Jane perdorur si masha tani po ikin si kova pusi , jo po vriten po po piqen te gjalle si zhapiku. Shpresa e vetme makina e blinduar o mjerane nuk shtyhet jeta si uridhi piuni lengun atyre lekeve qe keni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?