SHKODËR- Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavoline me te nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
34-vjecari i cili punonte në ndërtim, në një brigatë që e drejtonte i ati, nuk kishte precedentë penalë, por hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë më parë në një konflikt, por kjo pistë po verifikohet.
Report Tv solli pamjet nga skena e krimit, trupi i viktimës dallohet i shtrirë në dysheme, ndërsa në tavolinë mbeti filxhani i kafesë dhe uji, duke dëshmuar momentin tragjik.
Dy atentatorët me motor u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ngriti postblloqe në gjithë qytetin dhe zonat përreth dhe po vazhdon me kontrollin e kamerave të sigurisë për identifikimin e tyre.
Përsa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk është konfirmuar nëse arma e përdorur kishte silenciator. Burime nga policia thanë se dëshmitarët afër hotelit kanë dëgjuar krisma, por zhurma ishte e lehtë, çka bën hetuesit të dyshojnë se është përdorur armë gjysmë silenciator. Mësohet se ndaj viktima u qëllua rreth 7-8 herë, duke treguar qartësisht se objektivi i atentatit ishte vetëm Kola, pasi personi pranë tij në tavolinën që shihni në pamje, nuk pësoi asnjë lëndim.
Policia ka marrë në pyetje familjarët po ata nuk kanë dhënë asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Megjithatë, hetimet vijojnë intensivisht nga grupi i posaçëm hetimor, duke përfshirë mbledhjen e dëshmive, analizimin e pamjeve të sigurisë dhe intervistimin e personave që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
Komente

Mendoni qe lict mund te kene lidhje ne kete vrasje
PërgjigjuMJAFT ME HAKMARRJE PER NJE PLAGOSJE..APO TE RRAHURE...THIRRINI MENDJES ...ZGJATINI DOREN E VELLAZERISE NJERI-TJETRIT....SEPSE JEMI VELLEZER......
PërgjigjuHa ha ha eckela se seshte per te qeshur o njeri, po thirrini mendjes se qe vriteni e vrisni s'ua ka fajin njeri po vete e keni vete se jeni terbuar u terboi paraja e lehte, thirrini mendjes.
PërgjigjuVotoni persëri Ramsin,Berishën e Metushin....ha ha ha ha ha. Me keto 3 do shkojme ne grope,jo ne EUROPË...
PërgjigjuArme "gjysem Silenciator" e para here qe degjoj...! Nai gjobe andej ndonje lek me fajde Se ky bente si puntor llaçi Por prishte lek si miliarder... diku flen lepuri !
PërgjigjuSHKODRA CITY MAFIA. NJISHAT E BOTËS. T'FALA PREJ KIRASIT!
PërgjigjuMe xhama te zi ka sa të duash tu fillu nga punojs policisë e përfunduar në adylyshent
PërgjigjuEdhe ka kirasi asht pa shok , djemt e valterit me keto te kirasit kan qef me u perzi . Tan mas qafet e kan , kujtojn se i mrojn xhamat e zi e ftyra e vrejtun keto fmijaca
Ne ndertim po edhe si i fort ka ba , shifja makinen tuarekun me xhama te zi komplet . E xhiro neper disa lagje qe nuk u dite ca kerkote andej
PërgjigjuPolicia duhet ta zbardhe ngjarjen, se ndodhi ne qender te qytetit, ndryshe ca presim mga ngjarje ne periferi.
PërgjigjuPse habiteni Santo u vra në qendër të bllokut,krimi i sofistikuar të vret kudo.
Përgjigjukur asht vra kenedy kret vriten o bish…puna mos me i pas gja borxh kujt
Mjer familja që eka rrit nuk falet kjo xham
PërgjigjuNe mes te qytetit vritet tjetri pa piken e problemit. Aty eshte ish Shtepia e oficereve, hoteli i Fushajve...mbushur edhe me turiste. Autobuzi i parkuar eshte me turiste. Aty afer eshte bujtina Mi casa es tu casa, mbushur me turiste...Siguria maksimale, mafie shqiptate!!! Shqiperia ne Bashkimin Europian.
Përgjigju