SHKODËR- Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz. 34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Report Tv sjell pamjet nga lokali ku ndodhi atentati, ku trupi i viktimës dallohet ende në vendin e ngjarjes.
I riu ka qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit, kur dy autorët me motor dhe skafandra në kokë, janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Plumbat e kanë kapur të riun në pjesën e gjoksit dhe rezultuan fatal. 34-vjeçari deri më tani nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal, por dyshohet se më herët ka qenë autor i një plagosjeje.
Efektivë të shumtë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e saj. Atentati ka ndodhur në mes të qytetit, një zonë e mbushur me kamera sigurie, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.
Blutë e Shkodrës do të marrin edhe dëshminë e personave që mund të kenë qenë brenda në lokal në momentin e atentatit. Ndërkohë, në të gjitha daljet e qytetit të Shkodrës janë ngritur pika kontrolli.
Kristian Kola u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës nga dy persona të ciët u larguan më pas me motorr.
Viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, në momentin e vrasjes.
Policia e Shkodrës njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri 34- vjeçarin.
Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja nga atentati në Shkodër ku u ekzekutua 34- vjeçari Kristian Kola.
Në pamje shihet që viktima është ende i shtirë në tokë, ndërsa në momentin që është qëlluar nga dy autorët ka qenë duke pirë kafe në një lokal në qendër të qytetit.
Report Tv ka siguruar foton e 34- vjeçarit Kristian Kola, që u ekzekutua sot në Shkodër. Viktima ka qenë ulur duke pirë kafe, kur është afruar motorri me 2 persona, të cilët kanë qëlluar disa herë dhe kanë ikur.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se plumbat e kanë kapur 34- vjeçarin në pjesën e gjoksit.
Kristian Kola, 34- vjeç është identifikuar viktima si viktima që është vrarë me aemë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Komente

Mos u sjedhni me xhama te zi neper kiras mor cuba...
PërgjigjuMUHAMET KIKIRIKU JE BA TRIM
Na thoni kur do bani atentate qe mos te dalim nga shpija se si keni nis keq jane punt....
PërgjigjuPo nga kush ane ishte ky?
PërgjigjuFiks e the.
PërgjigjuPa besinat ikyt gja kajn
PërgjigjuKshu asht kur doi me nejt me bajrat mos rrini me krah t gabum
PërgjigjuPse ushtar i bajrave ishte ky?
A thu ishte me silenciator se une nuk ndiva krisma
PërgjigjuDjemt e valterit e kan ba ket hotel goldenin cerdhe droke e fajdesh tan horat e shkodres . Nuk do e ken gjat as djemt e tij kshu do perfundojn
PërgjigjuMe kan ishte ky me bajrat apo me lict
Po anej nga kirasi kur do kris
Kush vret sot do te vritet neser keshtu qe asnje te mos mendoj se eshte i paprekshem , eshte vetem ceshtje kohe