Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Tiranë/ Shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut, të riut që Hekuran Billa vrau në Londër...hakmarrja pista kryesore

13 Qershor 2020, 10:35| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 19:28

  • Share

TIRANË- Pista kryesore ku po hetohet për ekzekutimin e Hekuran Billës, dy ditë më parë, është hakmarrja!

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim, Viktor Marku, vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli, për të cilën ishte dënuar me burg.

Dyshimet kryesore bien mbi të, e për pasojë policia ka shkuar në shtëpinë e Marku për ta marrë në pyetje, por ai nuk është gjetur. Për këtë arsye, uniformat blu kanë shpallur në kërkim Viktor Markun për verifikim dhe për t’u marrë në pyetje lidhur me pasi ende nuk ka fakte dhe prova që ta ketë kryer ai atentatin.

Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së premtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t'iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t'u larguar. Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçari

Kush ishte Hekuran Billa? Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMË X6, në Shqipëri.  Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim. Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ndërkohë mësohet se kishte miqësi dhe me disa personazhe të showbizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.

Hekuran Billa dhe Prel Marku
 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/06/2020 01:51

    Gjakmarrja eshte nje nga njollat me te errata te shoqerise tone.Per te rriturit s'me vjen keq fare se ate koke kane,por shteti duhet t'ua marre patjeter femijet te ngujuarve e ti edukoje ne institucione shume larg influences negative te familjeve te tyre qe I rrisin me idene e hakmarrjes per << te vene nderin ne vend>> duke vrare.Nuk them se nderi nuk duhet mbrojtur ,por jo duke shkateruar veten tende e te tjetrit e breza te tere te pafajshem.Pra shteti duhet te luftoje injorancen me te cilen keta femije po rriten si dhe ti fuse ne shkolla sa me larg zonave te tyre.

    Përgjigju
  • A. N.: 14/06/2020 00:23

    Ketu duket qarte qe per familjen Marku shteti nuk ka ekzistuar/funksionuar kshq domosdo do perdorej kanuni. Pra 1 me 1 dhe asnje tjeter pas ketyre dhe jo te vazhdoje derisa te ken qejf palet e te mos ndalen asnjehere.

    Përgjigju
  • Tirona: 14/06/2020 00:06

    E kom pas njoft Prelen e shkrete kemi nejt bashk ne Swindon Wiltshire pastaj mbasi na vdiq nje shok i perbashket nga nje aksident levizi ne Londer. Me ka ardhe shume keq kur e kom mor vesh qe ishte vrare se ka qene super djale shume i vecante dhe i beses. Nje vit me Prelen dhe kam akoma kujtime te bukura me gjuhen dhe dialektin Dukagjinas qe perdorte. Nqs ky personi ne fjale eshte vrasesi i Preles atehere drejtesia u vu ne vend sepse shteti shqiptar spati mundesi ta vinte. Merret vete Prela tashi me ate ne boten tjeter.

    Përgjigju
  • Durrsiani: 13/06/2020 19:22

    Hmmm. M'ha emrat duken si katolik dhe si të tillë e kanë të shenjtë dhe faljen. E njeh dhe kanuni. Por lepuri flen gjetkë. Jam në një linjë me ato që fajësojnë shtetin dhe shoqërinë dhe drejtësinë. Mgjth jam pak i tunduar kur lexoj komentet si të lumtë dora et etj. Kanë probleme të thella dhe shoqërisht shumë të vështira. Këtij personi, nëse është ky, ku "lehtësua" barra nga njëra anë. Por i shkreti vështirë se do të gjej paqe në shpirt. Ka kryer vrasje.

    Përgjigju
  • Alb: 13/06/2020 18:28

    Po dhe viktima e.ka dit qe do i vinte fundi keshtu siguria 0 blejn makina mijra euro si blindojn po me siguri eshte ber pishman per vrasjen e 2006 dhe ka then te shijoj sa me ka.mbet.

    Përgjigju
  • Theresa: 13/06/2020 18:26

    O Pal Marku, ti nuk je veç Trim, por edhe shumë i Mënçur si e ke ndjekur e survejuar, si ke organizuar vrasjen ti je një Michael Corleone i ndyrë. Uroj nga Zemra dhe i lutem Zotit të mos biesh në Duart e Drejtësisë Gënjeshtare. Të, të vrasi Vllain dhe të tallet në mes të Tiranës vet e kërkoi dhe vet e gjeti. PAL MARKU, ZOTI TË RUAJT DHE TË NDIHMOFTË TË UROJ NJËMIJË SHËNDETE E TË MIRA. TI JE VRASËS, POR NUK JE KRIMINEL, KRIMINEL ISHTE *HEKURAN KRIMINEL BILLA*

    Përgjigju
  • Sandokan: 13/06/2020 18:23

    Vetem pulastrenat vriten me arme dhe vetem shqiptaret vrasin njeri tjetrin duke jua marre ngoje te huajve me gjoksin para dhe krahet hapur si gjel pederast.Gjakmarrja sdo egzistonte nese do kishim shtet dhe ky qe vdiq do vuante burgun deri ne vdekje.Kur ska shtet ka krim dhe injorance me shumice si ne komentet e shkrimit te ketushem.

    Përgjigju
  • Bepi: 13/06/2020 15:50

    Ta baft Zoti hallall o Pal Marku qe mort gjkun e vllait tuj

    Përgjigju
  • Berat: 13/06/2020 15:41

    Tani ska me OTR dajo, Hopa hopa Daja te gropa, te lumte dora o trim qe ke mar hak gjaku sbehet uje

    Përgjigju
  • Labi: 13/06/2020 14:24

    Bravo t qoft i trim more gjakun e vellaj Țenț ..zoti mbar t befte

    Përgjigju
  • Te lumte dora: 13/06/2020 13:15

    Hallall qumshti nanes o djal trim se boll hall i madh asht vrasesi e vellait te dali xhiro me x6 e ai i shkreti kalbet ne dhe ! Ky djal nuk duhet te bej asnje dit burg po ne burg burg te shkojn ato qe e liruan ate qe i vran vellan . Ky i shkreti ishte i detyruar te bente ket vrasje. Hallall , uroj mos te kesh probleme kurr me drejtesin , je i pafajshem per ket vrasje

    Përgjigju
    • O fantomas: 13/06/2020 14:45

      Nuk ka gja ma hall se te vrasi vellan e te dali te kapardiset para syve me x6 . Sado ngordhalaq te jesh te han duart e te vlon gjaku te ja hapesh koken . Tjeter gje te fshihet e te bej jet miu , po te bej jet vipash pa i hy gjemb ne kemb . I lumt dora super vrasje

    • Fantomasi: 13/06/2020 13:55

      Ai i shkreti qe thua ti nuk po kalbet, por eshte kalbur ketu e 14 vjet. Megjithate jam kundër vrasjes. Askush në botë nuk duhet të vritet!

  • Sonila: 13/06/2020 11:19

    NE KERKIM DUHET TE SHPALLNI ATE GJYQTAREN E KRUJES QE E LIROI ATE KRIMINELIN,,,,AJO DUHET TE MARRE DENIMIN KAPITAL,,,KURSE AI VELLAI KA MARRE GJAKUN E TE VELLAIT TE VRARE KOT NE LONDER...SHTETI NE KETE RAST ESHTE KTHYER NE NXITES TE HAKMARJES....SHTETI ESHTE FAJTOR.....CFARE MENDOI AJO GJYQTARJA SE DO HARROHET HUMBJA E JETES...TE ARRESTOHET SA ME PARE GJYQTARJA E KRUJES...

    Përgjigju
  • ligji: 13/06/2020 11:09

    nuk te vret njeri kot jo....po vrave prit se do te vrasin e ruhu e jo te shetisesh me x6

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?