Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parisit, mbrëmjen e djeshme.
Në video duket qartë momentin kur autori e gjuan nga makina drejt makinës BMW X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO', ku ndodhej Billa dhe në rrugë, në atë moment, ka pasur duke qarkulluar edhe makina të tjera dhe njerëz.
Makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, makina e viktimës përfundon e përplasur me një makinë tjetër para.
Në video dallohet dhe disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar. Makina e autorëve tip 'Benz' pasi e ka ndjekur e ka qëlluar në lëvizje dhe Billa ka humbur kontrollin duke u përplasur me makinat e tjera. Qytetarët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi ekzekutimi ishte me silenciator.
Drejtuesit e dy makinave që përplasi, por edhe qytetarët fillimisht nxituan me shpejtësi duke u afruar, pasi menduan se ishte aksident. Por kur panë se kishte të bënte me një ekzekutim u shtangën. Makina e autorëve, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë.
E para që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ishte policia rrugore, ndërsa më pas të rendit dhe grupi hetimor, teksa vendi i ngjarjes u rrethua nga qytetarë të shumtë. Pas ekzekutimit autorët janë larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së madhe për të djegur më pas makinën në Pezë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm gëzhojat e qitura nga MP5-sa me silenciator dhe asnjë gjurmë tjetër. Nga vendi ku ndodhi vrasja te Komuna e Parisit, autori është larguar duke dalë në rrugën kryesore në unazën e re, që ndodhet 100 metra nga vendi i krimit. Largimi ka qenë i lehtë, pasi në atë pjesë nuk ka as postbllok.
Kush ishte Hekuran Billa? Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMË X6, në Shqipëri. Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim. Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira.
Sa shume qe merreni me kete ngjarje. Nje vrases me pak qe mori ate qe duhet te merrte prej kohesh. Gjeti ate qe kerkoi.
Përgjigju