Ende asnjë i dyshuar për ekzekutimin e 57 vjecarit Demir Backa. Aktualisht mësohet se janë lënë të lirë 23 personat e shoqëruar për deklarime. Policia ende asnjë prove drejt identifikimit te autoreve të dyshuar.
Nga hetimet rezultojnë të përfshire tre persona. Ata kanë ndjekur lëvizjet e Backës prej disa ditësh deri mbrëmjen e të shtunës që kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Ndërkohe policia e shtetit e prokuroria kanë shpallur ne kërkim policor 2 shtetas qe mund te kenë dijeni për ngjarjen pasi nga kontrollet s'janë gjetur ne banesa. Nga analiza e provave e dëshmive vrasësit sipas grupit hetimor janë paguar për të ekzekutuar Backën.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre plumba në kokë dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57 vjeçarit.
Dje në media është përmendur një pistë pasi një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.
Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.
57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.
2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.
Brenda Benzit të djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë dërguar për ekzaminim.
57 vjeçari Backa ishte pronar i lokal 'Piazza' në Fier dhe një tjetër pistë ku po hetohet, sipas mediave, është një konflikt pronësie me një shtetas. Bëhet fjalë për 200 hektarë tokë të dhënë me koncension në Godull. Lidhur me ngjarjen, disa persona u shoqëruan. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.
Demir Backa