Durrës- Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
Hetimet për vrasjen e 29-vjecarit vazhdojnë por ende pa një rezultat për emrat apo identitetin e autorëve. Burime raportojnë se policia ka marrë në pyetje 13 persona mes tyre edhe nëna e viktimës (pasi i ati nuk i jeton), familjarë të afërt dhe një grup shoqëror të cilët mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm që i riu mund të ketë pasur.
Deri në këtë fazë, hetuesit në Durrës kanë të qartë dinamikën e vrasjes, ndërsa sa i përket motivit dyshohet se është prishje pazaresh të drogës ose hakmarrje - çështje që mund të lidhen me ngjarje të 2015 dhe 2017. Në 2015-ën, ai u arrestua pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovës, përmes pikës kufitare të Morinës. Dy vite më vonë, u arrestua sërish, këtë herë për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak.
Ndërkohë sipas të njëjatave burimeve ky ishte një atentat i kryer me pagesë dhe autorët dyshohet të mos kenë lidhje direkte për llogari të ngjarjes.
Për të gjurmuar autorët, një numër i madh kamerash sigurie po këqyren në distancë, me shpresën për të kapur detaje që mund të zbardhin identitetin e tyre.
Komente
