Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Bledar Muçës në Lushnje. Nga sa mësohet autori është mbajtur në vëzhgim për më se 1 javë, ku burime nga policia bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët, një makinë me targa italiane e vjedhur në Vlorë ka lëvizur për disa ditë në Lushnje dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në foton e siguruar nga Report Tv nga gazetari Arsen Rusta mësohet se është zbuluar një vilë, lokacioni i së cilës nuk dihet ekzaktësisht, por mësohet se është gjetur një sistem i monitorimit me kamera dvr çka dyshohet se ka qenë një ngjarje e planifikuar. Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në vrasje.
Lajmi kryesor:
Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim
B.K./ReportTv.al