Lushnja u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim në mes të qytetin ndërkohë që rrugët ishin të populluara me njerëz. Bledar Muça u ekzekutua duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. Tavolina ku ishte ulur viktima e atentatit mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, një vend shumë i populluar darkave, ku xhama të thyer, dërrasa të shpuar nga plumba, janë pamjet që na vijnë nga vendi i ngjarjes. E vendosur në rrugë përballë lokalit ‘Bar Pedonale’ që menaxhonte, tavolina njihej si vendi i Bledar Muçës 34 vjeç baba i dy fëmijëve të vegjël. Karriget shtoheshin sipas rastit kur i vinin shokët.
Të hënën në mbrëmje shoqërohej nga kunati i tij Judmir Velo, vëllai i gruas. Tetë gëzhoja kallashnikovi gjetën hetuesit në 2 metra katror sipërfaqe. Muça u qëllua egërsisht nga një distancë e afërt prej 3 m. Autori që dëshmitarët e tregojnë, një i ri i pamaskuar, trup lidhur, zbriti nga Golfi 5 ngjyrë blu me targa italiane, i vjedhur në Vlorë. Shoferi qëndroi në timon, derisa atentatori kreu misionin. Shtiu me kallashnikov më shumë se 20 herë mbi njeriun që njihej si dhëndri i Roland Shytit, “mustaqe kuqit”, anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” sepse ishte martuar me mbesën e tij, Suada Velon.
U plagos rëndë Judmir Velo 32 vjec, nipi i Roland Shytit që ishte në rrezen e plumbave, por shpëtoi nga vdekja sepse u shtri shumë shpejt barkas në tokë. Gjurmët e gjakut edhe mëngjesin e kësaj të marte ishin aty. Velo i plagosur pasi i ikën vrasësit, u zvarrit për disa metra deri kur urgjenca e mori dhe e dërgoi në spital.
Ervis Tafa, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeç dhe nëna e njërës vajzë, Majlinda Gjyli u plagosën gjithashtu. Gratë ishin ulur në një tavolinë po tek ky lokal, kurse Tafa me shokët e përbashkët të viktimës, afër tavolinës shënjestër. Shpërndarja e plumbave ka ndodhur në një perimetër të gjerë dhe ka dëshmi që tregojnë se edhe dy persona të tjerë u dëmtuan lehtë por nuk u paraqitën në spital. Mjekët thanë se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Rreth 18 kilometra larg nga qyteti i Lushnjës, në fshatin Thanasaj poshtë një ure, u gjet e djegur makina që dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen e 34-vjecarit. Brenda tij u gjetën dhe 2 kallshnikovë. Ndërkohë, shoqërohen 2 persona si të përfshirë në vrasje, por nuk dihet ekzaktësisht roli i tyre. Mësohet se vrasësit e kanë mbajtur në vëzhgim prej 1 jave Bledar Muçën. Nga pamjet e kamerave të disa subjekteve është zbuluar se mjeti që u përdor në atentat, ka lëvizur në Lushnje për disa ditë. Autorët dyshohet se i ka ndihmuar edhe një mjet tjetër që është fiksuar nga kamerat e sigurisë ndërkohë që policia ka sinjalizuar në pikat kufitare disa persona që nëse paraqiten duhet të ndalohen.
Në Lushnjë ndodhen hetuesit më të zot të Policisë së Shtetit. Ata kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të arritur deri tek autori, i cili besohet ishte më pagesë. Punët e drogës, kanë ngritur dyshimet më të mëdha rreth shkakut të vrasjes. Në kohë të ndryshme ka patur denoncime për festa me drogë në lokal, por policia në nuk ka ekspozuar apo goditur një rast të tillë në “Bar Pedonale”.
Hasmëritë e vjetra për lidhjet familjare të viktimës me anëtarin e “Hakmarrja për Drejtësi” cilësuar si organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996, nuk janë anashkaluar nga grupi hetimor që po shfletojnë dosjet e vjetra.
Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Bledar Muçës në Lushnje. Nga sa mësohet autori është mbajtur në vëzhgim për më se 1 javë, ku burime nga policia bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët, një makinë me targa italiane e vjedhur në Vlorë ka lëvizur për disa ditë në Lushnje dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në foton e siguruar nga Report Tv nga gazetari Arsen Rusta mësohet se është zbuluar një vilë, lokacioni i së cilës nuk dihet ekzaktësisht, por mësohet se është gjetur një sistem i monitorimit me kamera dvr çka dyshohet se ka qenë një ngjarje e planifikuar. Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në vrasje.
E plagosura gjatë atentatit të Bledar Muçës në lokalin e tij në Lushnje, Eksara Sauli 26 vjeç ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar. Përmes një postimi në rrjete sociale e reja shkruan se ka parë vdekjen me sy dhe se zoti i ka dhënënjë mundësi të dytë.
“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, shkruan Eksara.
Bledar Muça baba i 2 fëmijëve u ekzekutua duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. Tavolina ku ishte ulur viktima e atentatit mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, një vend shumë i populluar darkave, ku xhama të thyer, dërrasa të shpuar nga plumba, janë pamjet që na vijnë nga vendi i ngjarjes.
Muça u qëllua egërsisht nga një distancë e afërt prej 3 m. Autori që dëshmitarët e tregojnë, një i ri i pamaskuar, trup lidhur, zbriti nga Golfi 5 ngjyrë blu me targa italiane, i vjedhur në Vlorë. Shoferi qëndroi në timon, derisa atentatori kreu misionin. Shtiu me kallashnikov më shumë se 20 herë mbi njeriun që njihej si dhëndri i Roland Shytit, “mustaqe kuqit”, anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” sepse ishte martuar me mbesën e tij, Suada Velon.
Në fillim të vitit 2002, një luftë e re do të niste në Lushnje. Pas asgjësimit total të bandës së Artur Dajës, një grupim i ri kërcënonte mbretërimin e Aldo Bares, djemtë e të ashtuquajturës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Grupet kishin hedhur sytë nga fondet e majme shtetërore. Tenderat kontrolloheshin nga bandat. Pikërisht përplasja për një tender shkaktoi 5 viktima dhe disa të plagosur. Konflikti doli zbuluar nga përgjimet e Italisë. Siç shihet në transkiptin e këtij përgjimi, Aldo Bare komunikon me Enver Dondollakun dhe flasin për tenderin prej 1 milionë euro për pastrimin e qytetit. Aty thuhet se Roland Shyti i “Hakmarrjes për Drejtësi”, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”, kishte marrë një kapar prej 500 mijë dollarësh nga bashkia.
Kompania e Shytit ishte vendosur me seli në një dyqan përballë stadiumit Roza Haxhiu dhe figuronte në emrin e Bernard Linatopit, djalit të sekretarit Organizativ të PS në Lushnje, Qani Linatopi. Në 16 Prill të vitit 2002, Bernardit i bëhet atentat pranë stadiumit. Fatmirësisht ai shpëton. Disa ditë me vonë, vritet me pistoletë njeriu i Roland Shytit, Alfred Pirra. Për të dy ngjarjet është akuzuar Dritan Vila, pjesëtar i bandës së Aldo Bares.
Arma e Vilës u gjet në një makinë në 11 shkurt të vitit 2003 në afërsi të disa tuneleve në periferi të Lushnjes ku u vranë anëtarët e bandës, Gentian Kulla dhe Sokol Çela. Kulla dhe Çela u vranë nga një person që e kishin marrë peng. Në një moment pakujdesie, ai u rrëmben armën dhe i vret. Gazetat e kohës shkruanin se u ekzekutuan dy më të fortët në Lushnje, që ishin në urdhrat e Aldo Bares.
Këto informacione të dala në media irrituan kapobandën. Në një bisedë të përgjuar në 13 shkurt nga italianët, Dondollaku informon Aldon se do fliste me drejtorin e Policisë kriminale për të zbuluar se kush i ka nxjerrë informacionet. Ai telefonon një person të quajtur Bashkim, dhe i kërkon llogari. Dondollaku, apo siç njihej me nofkën “Goni”, i kishte të zakonshme telefonatat me krerët e policisë. Në nëntor të vitit 2002, ai flet me drejtorin e policisë Fier të identifikuar me emrin Hasan duke i kërkuar të lërë punën pasi po u hap probleme. Ai, ia kthen se nuk është marrë me ta.
Po në atë periudhë vritet Judmir Trifka si dhe plagoset Artur Shehu, të njohur si njerëz të afërt të Roland Shytit. Nga grupi i Aldo Bares u vra Ilir Boriçi, një bilanc tepër i rendë për konfliktin e nisur për një tender që do të anulohej pas këtyre ngjarjeve. Banda e Aldo Bares ishte vënë në sulm për të shtënë në dorë çdo pasuri të vlefshme. Në 16 Nëntor të vitit 2003 plagoset Arben Kicja, që shndërrohet me pas në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ai u plagos nga anëtari i bandës së Bares, Rexhep Gina. Thuhet se atentati ndaj Arben Kicjas ishte për shkak se i kishte dalë në mbrojtje Shkëlqim Haxhiut në konfliktin që kishin pasur për pronësinë e një pjese të ish-hotel Myzeqesë.
Haxhiu, është i njëjti person që në vitin 1998 banda i kishte djegur banesën. Në 11 Janar të vitit 2005, grupi ekzekuton Klodian Haxhiun, djalin e Shkëlqimit. Ai u vra pranë banesës në vendin e njohur si “Ypsiloni” në Lushnje. Këtë here konflikti lidhej me privatizimin e ish-hotel Myzeqesë, por edhe me çështjet e vjetra. Haxhiu konsiderohej i afërt me ish-armikun e betuar Artur Dajën. Kjo ngjarje mund të jetë pikënisja e ringjalljes së hakmarrjes që do të riaktivizohet shumë vite me vonë. Megjithatë nuk dihet ende se cilat janë arsyet e vrasjes së biznesmeit në Lushnje, por policia po heton dhe lidhjet që ai ka me familjen e Roland Shytit./TopStory
Bledar Muça, i ekzekutuar duke pirë kafe në lokalin e tij në qendër të Lushnjës, ka qenë në 2007 i hetuar si i dyshuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Policia në vendin e ekzekutimit ka gjetur 21 gëzhoja, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina të pamaskuar. Makina e përdoru nga dy autorët ishte e vjedhur në Vlorë dhe me targa italiane.
Fakti që 34-vjeçari Bledar Muaça ka qene një here i dyshuar për një vrasje në tentative, rrit më shumë dyshimet tek pista e hetimit të lidhjeve të tij familjare me bandën famëkeqe "Hakmarrja për Drejtësi".
Bledar Muça, pronar i bar “pedonale” në Lushnje, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme ndërsa pinte kafe në lokalin e tij, ndërsa të plagosur mbetën edhe kunati i tij, Judin Velo si dhe 4 persona të tjerë.
Ndërkohë, në muajin shkurt të këtij viti ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi një denoncim të një qytetari pikërisht në lidhje me bar 'Pedonale' dhe pronarin e subjekti.
Sipas denoncuesit, pronari i lokalit, pra Muça, organizonte lojëra fati në lokal, e madje në ambientet e bar 'Pedonale' shiten edhe drogëra të forta.
Denoncuesi në postimin e Berishës përmend edhe bandën 'Hakmarrje për drejtësi', ku Muça ishte martuar me mbesën e anëtarit të kësaj bande, duke thënë se kjo bandë po punëson të rinjë të papunë dhe se kontrollon qytetin.
Denoncimi i Sali Berishës i postuar në muajin shkurt:
Ambjentet e lojrave te fatit online.
Ky ambjenti eshte biznesi i tyre “bar kafe pasticeri ” PEDONALE. Ketu tregohet qe eshte zen trutuari ne nje kohe kur ata hallexhinjt qe tregtonin fara dhe cigare te hapura per te mbajtur shpirtin gjall , duke i terhequr policia zvarr . Mos u cudisnin sepse te gjitha ngjarjet e bujshme dhe vrasjet qe kan ndodhur ne qytet gjat ketyre koheve jan pa autor . Sepse ata qe duhet ti zbulonin, dhe e kan per detyr sepse paguhen nga taksat tona kan zgjedhur ti sherbejn krimit .
Duke qen te 2- ose 3- punsuar dhe duke qen ne ortakeri me ta. Brenda bizneseve te tyra tregtohen dhe drogra te forta si kokain dhe kanabis qe blihen shpesh edhe nga adoleshent. Ketu fillon dhe drama me e madhe … qe ngjan me ato filmat te Amerikes Latine qe ata qe e shesin i denoncojn te policia . Pasi policia i kap i con ne prokurori , kur gjykata jep nje vendim si : arrest shtepie , detyrim paraqitje si dhe me burg qe shkon deri ne 3-vjet e gjysem me pranim faj.
Dhe jan te detyruar familjaret e tyre te futen ne kredi ose ne borxh qe te paguajn gjyqtar , prokuror,avokat si dhe policet.Duke u gjetur ne kete situat keta te rinj te pa shpres i vet ofrohen te forteve te ketyreve ambjenteve qe ndoth qe ky te jet nje njeri i pa punsuar as nje her si ketu dhe ne emigrim. Por ky i pa shkoll ka ndo nje makin te bukur ,shtepi , biznes dhe shume te ardhura qe nuk dihen nga vin qe jan te punsuar nga kupola e madhe e hakmarrjes per drejtesi . Keta te pa shkoll dhe te fort kan dhe respektin e policis qe nuk i ndal per asgje.
Pushteti i kesaj bande nis qe ne hyrje te qytetit te rreth rrotullimi i plugut te cilet kan ne pronesi nje tok u dhe tregtohen makina , dhe duke mbaruar ne dalje te Lushnjes te karburanti ” JOTI ” ku ketu ndahen interesat duke i kaluar djemve te z.Gramoz Ruci . Per te shkuar ne Divjak te ” toke e vdekur” ku dy her ne jave nisen gomonet dhe skafet ne drejtim te Italis me lend narkotike ” Kanabis” me bekimin e z.Erjon Brace dhe z.Fredi Kokoneshi ( kryetri i bashkis Divjak) .
Po i kthehem edhe nje her qytetit per te filluar pune ne administrat si bashki, hipotek,spital,post,shkoll . Po nuk pate para per te paguar duhet te paguash afer seksuale te deputeti i qytetit z.Bujar Cela. Kam shume gjera per te folur por do doja qe ju ti benit publike disa nga keto pasi ndihem e rrezikuar familjarisht nese nuk me ruani anonimatin.
Do tju lutesha shume mos te me beni publik. Per te vertetuar te gjitha keto ju mund te vini te investigoni vet nepermjet gazetarve pa veshtirsi . Kam shume shpres qe ju do e denonconi kete rast dhe do e beni publile kete shqetesim qe nuk eshte vetem i imi por i gjith qytetit i cili mer frym por ka ndaluar se jetuari. Me shume respekt per ju , ju uroj pune te mbar dhe faleminderit per mirkuptimin.
Bledar Muça u ekzekutua duke pirë kafe në lokalin e tij në qendër të Lushnje, ndërsa po shoqërohej nga kunati i tij Judin Velo. Nuk dihen ende arsyet se pse ai u ekzekutua në mes të një ambienti të populluar, ku plumbat kanë prekur edhe 5 persona të tjerë përveç Muçës që ishte shënjestra. Burimet bëjnë me dije se ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, Suada Velo, i njohur si 'mustaqekuqi' i bandës 'Hakmarrje për drejtësi'. Po ashtu, një prej të plagosurve, Judin Velo, është kunati i viktimës dhe nipi i Shytit.
“Hakmarrja për Drejtësi” cilësohej si organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996 dhe anëtarët e saj kanë qënë autorë të disa ngjarjeve të bujshme.
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Lushnje mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë pronari i lokalit 'Pedonale', Bledar Muça. Mjeti i autorëve u gjet nga policia i djegur poshtë urës së Rrogozhinës dhe brenda saj ka qenë edhe një kallashnikov, që mendohet se është arma me të cilën u ekzekutua Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë.
Mjeti i djegur tip 'Golf 5' e përdorur nga autorët ishte me targa italiane.
te dyja grupet nga vlora jan..shyti nga tragjasi ,edhe bare nga kuci.
Përgjigjuketo pune keshtu e kan dhe lushnja po nxehet shum keto kohet e fundit
PërgjigjuE di un kush e ka ber armando arixhiu nga dukati e pash un duke ngren byrek me dhall ai njihet si mkiller i pameshireshem arma e tin e preferuar eshte brisku