Bledar Muça, i ekzekutuar duke pirë kafe në lokalin e tij në qendër të Lushnjës, ka qenë në 2007 i hetuar si i dyshuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Policia në vendin e ekzekutimit ka gjetur 21 gëzhoja, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina të pamaskuar. Makina e përdoru nga dy autorët ishte e vjedhur në Vlorë dhe me targa italiane.
Fakti që 34-vjeçari Bledar Muaça ka qene një here i dyshuar për një vrasje në tentative, rrit më shumë dyshimet tek pista e hetimit të lidhjeve të tij familjare me bandën famëkeqe "Hakmarrja për Drejtësi".
Lajmi kryesor:
Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim
I.K/ReportTv.al