LEZHË- Aleksandër Përdodaj ka mohuar para togave të zeza se ka vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni, 2 ditë më parë, megjithatë pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e kanë lënë në "arrest në burg".
Siç shihet në videon e siguruar në videot që Shqiptarja.com sjell, seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Me kokën ulur, i shoqëruar nga forca të shumta policie, të cilat ishin pozicionuar edhe në tarraca të ndërtesave aty pranë, për të shmangur një hakmarrje të mundshme, Përdoda është shoqëruar në gjykatë, e më pas drejt burgut.
Momenti kur Aleksandër Përdoda del nga gjykata
Në dëshminë e tij, të cilin Shqiptarja.com e ka zbardhur, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkuptn se nuk ka pasur asnjë motiv për t'i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh, por është larguar nga aty rreth orës 10:00.
"S'kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16 :00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim", mësohet të ketë thënë Përdoda.
Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë më 27 prill me breshëri arme, e ndërsa sipas burimeve trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë në pyll. Burime për Report TV bënë me dije më herët se shkak ka qenë përdorimimi i tokës pa leje nga ana e Përdodës për mbjelljen e kanabisit, çka solli një konflikt mes dyshesh dhe Përdodës që agravoi deri në përdorimin e armës. Përdoda u arrestua disa orë më vonë, pasi ishte ndihmuar për t'u arratisur nga vëllai i tij, Edmond Përdoda, foton e të cilt Report Tv e ka siguruar ekskluzivisht. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.
Ore un nuk kuptoj vetem nje gjo atje me shqiperi....nuk Nuk ka ekperte atje te krimalistikes dh te shkences qeta vertetojn Apo kap dysho e liro e fut me hasmeri pa lidhje Si dalka me gjygj nje person pa e vertetuar perkurorija seky osht autori hajde mjerim hajde gjynah pershun we bojn burg kot atje
Përgjigju