Vlorë-Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar në Tiranë dhe mund të jetë ndihmës i autorit, pasi mund ta ketë larguar autorin me makinë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Porosia mund të ketë ardhur edhe nga jashtë vendit për vrasjen e 58-vjeçarit, pasi mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje, sipas gazetarit Armand Xhelili.
Ndërkohë hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij teksa kthehej në shtëpi. Ai kishte punuar si roje në një objekt ndërtimi, punë të cilën e kishte lënë para një viti.
Nga hetimet një kamera sigurie ka filmuar autorin, të maskuar me kapele e shall, që ka ardhur nga kodra, sipër banesës, e ka qëlluar Hoxhajn me 4 plumba pistolete dhe është larguar në shtegun drejt kodrës “Kusum Baba” që njihet si vendi i shenjtë i bektashinjve, ndërsa të shtënat u dëgjuan edhe nga bashkëjetuesja e tij.
Komente
