Autori i dyshuar Skerdian Gabrani

Kronikë

Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, vetëdorëzohet në polici një nga autorët e dyshuar! Avokati mbrojtës: Klienti s'e di pse u përdorën armët

19 Maj 2021, 16:11| Përditesimi: 19 Maj 2021, 18:43

  • Share

Është vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë së Vlorës, Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur në datë 3 Mars të këtij viti ne rrugën Trasnballkanike në Vlorë.

Gabrani ka qendruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe gjatë gjithë kohës ai ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen, ku ka pasur momente që në sytë e tij ka pasur lot. Ai tregon çfarë ka ndodhur atë ditë, ndërkohë që është shoqëruar në polici nga avokati i tij.

Ndërkohë që  avokati i tij mbrojtës   shprehet se klienti i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se ai nuk e kupton ende se pse është dashur përdorimi i armës së zjarrit në këtë ngjarje. Avokati shprehet se Skerdian Gabrani kërkon që të sqarohen të gjitha rolet në këtë ngjarje, ndërsa shprehet se nga ana e klientit të tij nuk ka pasur asnjë tentativë për ndonjë atentat ndaj Taulant Beqirajt, i cili mbeti i vrarë më 3 mars.

"Vendimi për dorëzim ishte më e mira për të bërë, mbase duhej bërë më herët, por gjendja e tij psikologjike nuk na e lejonte ta bënte këtë vetëdorëzim. Normalisht do të bëhen deklarimet përkatëse nga ana e të hetuarit dhe shpresojmë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj çështje dhe secili të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me rolin që kanë pasur. Ai ende është në gjendje të rënduar dhe nuk e kupton se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nga ana e tij nuk ka pasur as tentativë të tillë dhe as organizimin për ndonjë atentat. Klienti im kishte marrëdhënie të mira me viktimën dhe sot ai është i habitur se pse duhet të ndodhte kjo gjë" tha avokati.

Hans Andi Jonusi, një nga autorët e vrasjes, i cili u arrestua ditën kur ndodhi ekzekutimi i Tauland Beqirajt, është lënë në burg. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin. 

Viktima Taulant Beqiraj dhe vendi ku nodhi vrasja

Si ndodhi ngjarja? Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

VIDEO/Momenti i vrasjes

Ora 18:13
Vetëdorëzohet në polici një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Beqirajt në Vlorë, avokati: Klienti s'e kupton pse u përdorën armët (VIDEO)

Skerdian Gabrani një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt në rrugën Trasnballkanike në Vlorë, është vetëdorëzuar sot në Polic. për këtë akt, ka folur edhe avokati i tij mbrojtës i cili shprehet se klienti i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se ai nuk e kupton ende se pse është dashur përdorimi i armës së zjarrit në këtë ngjarje. Avokati Ilir Zoto tha në një deklaratë për mediat se klienti i tij ka dal i pari nga makina dhe ka shkuar të flasë me Taulant Beqirajn (viktima) pasi ishin miq, dhe se nuk e ka kuptuar se si ka dalë arma dhe pse është qëlluar ndaj tij. Avokati shprehet se Skerdian Gabrani kërkon që të sqarohen të gjitha rolet në këtë ngjarje, ndërsa shprehet se nga ana e klientit të tij nuk ka pasur asnjë tentativë për ndonjë atentat ndaj Taulant Beqirajt, i cili mbeti i vrarë më 3 mars.

"Vendimi për dorëzim ishte më e mira për të bërë, mbase duhej bërë më herët, por gjendja e tij psikologjike nuk na e lejonte ta bënte këtë vetëdorëzim. Normalisht do të bëhen deklarimet përkatëse nga ana e të hetuarit dhe shpresojmë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj çështje dhe secili të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me rolin që kanë pasur. Në kërkim janë edhe persona të tjerë, jo vetëm personi që ka qenë në kërkim me klientin tim dhe shpresojmë që autoritete të sqarojnë sa më mirë çështjen.  Skerdi ka qenë personi i parë që ka dalë nga makina për të komunikuar me viktimën, pasi ato kishin njohje të hershme dhe presupozohej se klienti im ende sot nuk e kupton se si kanë dalë arme dhe pse duhet të dilnin dhe të ndodhte ajo tragjedi. Vetëdorëzimi është jo vetëm për lehtësimin e pozitës së tij, por dhe sqarimin e ngjarjes. Ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe ai ende është në gjenje të rënduar dhe nuk e kupton se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nga ana e tij nuk ka pasur as tentativë të tillë dhe as organizimin për ndonjë atentat. Klienti im kishte marrëdhënie të mira me viktimën dhe sot ai është i habitur se pse duhet të ndodhte kjo gjë. Me sa kam dijeni nuk ka pasur asnjë shkelje që të ndodhte kjo gjë. Rruga ligjore është bashkëpunim me prokurorinë dhe të sqarohen një sërë rrethanash që ne i kemi me pikëpyetje", tha avokati.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?