Bledar Muça u ekzekutua duke pirë kafe në lokalin e tij në qendër të Lushnje, ndërsa po shoqërohej nga kunati i tij Judin Velo. Nuk dihen ende arsyet se pse ai u ekzekutua në mes të një ambienti të populluar, ku plumbat kanë prekur edhe 5 persona të tjerë përveç Muçës që ishte shënjestra. Burimet bëjnë me dije se ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, Suada Velo, i njohur si 'mustaqekuqi' i bandës 'Hakmarrje për drejtësi'. Po ashtu, një prej të plagosurve, Judin Velo, është kunati i viktimës dhe nipi i Shytit.
“Hakmarrja për Drejtësi” cilësohej si organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996 dhe anëtarët e saj kanë qënë autorë të disa ngjarjeve të bujshme.
Lajmi kryesor: