Për vrasjen e Tauland Beqiraj në mes të Vlorës, policia ka arrestuar në kohë rekord një nga autorët Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford” me targa AA 403 PX me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën vrau 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip 'Ford' që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.
Arma e sekuestruar
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Ekzekutohet 31-vjeçari, u arrestua dhe u lirua 2 herë! Hetimet për larje hesapesh të drogës dhe përplasjen e frikshme me armë të ndodhur në 2018
//ReportTv.al